Halim Ramohito
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Gjeneral Halim Ramohito.
Jeta
RedaktoKa lindur më 15 shkurt 1925 në Tragjas të Vlorës. Ka mbaruar Shkollën Tregtare të Vlorës dhe Akademinë Ushtarake “Frunxe” në Bashkimin Sovjetik. Ka marrë pjesë në luftën nacionalçlirimtare brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë, deri në Bosnjë. Në luftë ka kryer këto detyra: Zëvendës komisar Batalioni dhe përgjegjës i rinisë së Brigadës së V-të partizane. Pastaj përgjegjës i Rinisë në Divizionin e V-të partizan. Në Kongresin e Parë të BRASH në gusht 1944 është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të BRASH. Në dhjetëvjeçarët e pasçlirimit ka punuar në ushtri me detyra të ndryshme. Më 1948 emërohet Komisar Divizioni. Në shtator të vitit 1957 emërohem si përfaqësues ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Komandën e bashkuar të Forcave Ushtarake të traktatit të Varshavës, njëkohësisht dhe atashe ushtarak në Moskë.
Më 1966 ka kryer detyrën e Komisarit të Korpusit, më 1970 në krye të MKA (Mbrojtja Kundër Ajrore) e shtetit dhe më 1972 është zëvendësshef i Drejtorisë Politike të Ushtrisë. Në Kongresin e 4 të PPSH më 1961, është zgjedhur Kandidat i Komitetit Qendror të PPSH. Ne Kongresin e 6 të PPSH më 1971, është zgjedhur Anëtar i Komitetit Qendror të PPSH.
Nga viti 1974 deri në vitin 1990 ka vuajtur familjarisht kalvarin e punës së detyruar, të internimeve dhe të burgut, përfshi atë të sigurisë së lartë të Burrelit. Është dekoruar 14 herë me Medalje e Urdhra të ndryshme. Është ushtarak në pension me gradën e Gjeneralit, ku këtë gradë e ka marrë në vitin 1959 me rastin e 15 vjetorit të çlirimit të vendit.