Halit Ibrahim Popofci

This is the stable version, checked on 4 prill 2020. 2 pending changes await review.

Halit Ibrahim Popofci ishte shqiptar nga Selishta, më saktësisht nga Suka, që ishte dhjetar i togës së Taborit të Katërt të Regjimentit 17 të ushtrisë së rregullt osmane në Mitrovicë. Në vitin 1903, Gligorije S. Shçerbin emërohet konsull rus në Mitrovicë. Konsulli rus njihej për prirjet e tij anti-shqiptare. Meqë emërimi i tij shkaktoi zemërim të madh tek shqiptarët e asaj kohe, Shçerbini do të merrej në mbrojtje nga garnizoni osman i Mitrovicës. Burimet historike të kohës dëshmojnë se Shçerbini së bashku me trupat osmane në Mitrovicë kishin shtypur me gjak protestat e revoltat e shqiptarëve të kohës.

Më 31 mars të vitit 1903, Halit Ibrahim Popofci, do të bënte atentat ndaj konsullit rus. Tek stacioni i vjetër i trenave, tek depoja e municionit, ruante Halit Ibrahimi. Haliti godet me dy plumba në drejtim të konsullit rus. Njëri plumb e plagosë lehtë konsullin në shpatull, kurse plumbi i dytë e godet ushtarin që e shoqëronte Shçerbinin. Edhe pse u mendua qe plaga nuk ishte serioze, më 10 prill 1903, në moshën 35 vjeçare, konsulli vdes. Pothuajse nuk kishte asnjë gazete ne Evropë që në ate kohe qe nuk kishte shkruar ne faqen e parë per vrasjen e konsullit rus, vdekja e te cilit shkaktoi krize ne raportet ndërmjet Turqise dhe Rusisë. Thuhej se Shçerbini ishte qëlluar nga Ibrahimi me pushkë të tipit mauzer. Pas atentatit eprorët e Ibrahimit urdhëruan ushtarët e togës së tij të qëllonin mbi të. Ibrahimii mori plagë të rënda, u arrestua dhe më pas vdiq në burgun ushtarak të Shkupit.