Halogjenuret organike janë komponime organike, të cilat përveç karbonit dhe hidrogjenit, përmbajnë edhe elemente halogjene. Ato gjejnë përdorim të gjerë në industri dhe në lëmenjë të tjerë. Klormetani dhe haloalkanet e tjera lirohen si gazra vullkanike.

Varësisht nga struktura e vargut karbonik, ekzistojnë tri lloje të halogjenureve organike.Nëse atomi halogjen është i lidhur për vargun karbonik të alkaneve, komponimi quhet halogjenoalkan ose alkil halogjenur.Formula e përgjithshme e halogjenalkaneve është R-X (X=-F,-Cl,-Br ose -J).Në rastin kur atomi halogjen është i lidhur për karbonin e lidhjes dyfishe të vargut karbonik të alkaneve, komponimi quhet halogjeno alken ose alkenil halogjenur.Nëse atomi halogjen është i lidhur drejtpërdrejt për karbonin e unazës aromatike,komponimi është aril halogjenur ose halogjenioaren.