Hamami i Gjilanit
Hamami ishte një nga objektet profane të kulturës orientale me vlerë arkitektonike në Gjilan.Hamami,si ndërtim klasik I arkitektures islamike shqiptare,u ndërtua në Mëhallen e Bejlerëve nga Gjinollët,menjëherë pas vendosjes së tyre në këtë hapësire .Edhe pse na mungojnë të dhënat për kohën e themelimit të tij,bazuar në praktiken e traditës islame-orientale,me themelimin e qytetit si vendbanim urban,njëherësg lind nevoja për themelimin e këtij objekti .Banjat,për nga mënyra e shfytëzimit,vendi I ndërtimit,skema kompozicionale ,madhësia dhe trajtat e tyre,ndahen në publike dhe private,përkatësisht shtëpiake-familjare. Hamami I Gjilanit I ishte dedikuar familjes feudale Gjinolli dhe mupër këtë edhe është quajtur hamami I Haremit.Në kujtesën e popullit ,ky hamam ka mbetur edhe si “hamami I Hyrës”,apo hamami,I cili nuk funksionon.Sa jemi të njoftuar,Hyra ishte një grua nga fshati Përlepnice e martuar në Gjilan dhe ishte mirëmbajtëse e fundit ne këtë hamam.
Kohën e skatë të ngrutjes nuk ia dimë,as karakteristikat e detajuara arkitektonike të objektit,sepse ai mjaft herët ishte lënë pas dore,per t’u rrënuar më vonë.Në dokumente për herë të parë Hamamin e hasim në sallnamen(vjetarin) e Vilajetit të Prizrenit për vitin 1873/1874,ku krahas objekteve të tjera arkitektonike profane e sakrale të Gjilanit,flitet edhe për Hamamin,por pa të dhëna të hollësishme për të.[1].
- ^ E.Pllana,pun.i cit.në"Vjetar",XX-XXI,f.95