Hamide Sadiku (Kosovë- 1947) është këngëtare nga Republika e Kosovës, e cila ka lindur ne vitin 1947, në Lugun e Baranit në komunën e Pejës. Ka filluar karrierën e saj në moshën 15 vjeçare dhe më pas ka performuar nëpër ahengje të ndryshme. Ka punuar me Qamilin e Vogël dhe një nga kenget e saj me te famshme është "Moj hatixhe me shami të kuqe,,.[1] Hamide Sadiku konsiderohet si një prej këngëtareve më emblematike të zhanrit popullor në Kosovë dhe ka kënduar me sharki, çifteli e sidomos me def ose daire. Këngët e saj janë bërë remix nga këngëtarët e rinj shqiptarë. Para fillimit t luftërave të ish-Jugosllavisë ka qenë per vizitë në Gjermani dhe aty edhe ka qëndruar, ku jeton edhe sot.

Referime Redakto

  1. ^ "kush e ka kenduar e para këngën moj hatixhe". Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 10 nëntor 2020.