Hani i Hotit
(Përcjellë nga Han i Hotit)
Vendkalimi i Hanit të Hotit gjendet në rrethin e Malësisë së Madhe dhe ndodhet në rrugën që lidh Shkodrën me Tuzin dhe Podgoricën. Është hapur në vitet '80 si rezultat i përmirësimit të marrëdhënieve Shqipëri - Jugosllavi dhe ishte i vetmi komunikim me Jugosllavinë pas shumë kohesh izolimi total nga të dy shtetet. Tani është pika kufitare me Malin e Zi. Është vendkalim multimodal pasi përveç rrugës kalon edhe hekurudha. Në këtë pikë kryhen procedurat doganore të çdo përmase.