Hana Cakuli (lindur më 26 maj 1989 në Ulqin, Mali i Zi) është këngëtare shqiptare nga Mali i Zi.

Hana Cakuli
Lindi26 maj 1989
PrejardhjaUlqin, Mali i Zi
ZhanretPop
ProfesioniKëngëtare, Prezantuese
Vitet aktive2007

Biografia

Redakto

Hana Cakuli e ka kryer shkollën fillore dhe të mesme në vendlindje. Në moshën 18-vjeçare shkoi në Prishtinë për të kryer universitetin. E filloi në moshë të re karrierën, duke qenë pjesëmarrëse në disa festivale në vendlindje, dhe Shqipëri. Në vitin 2007 morri pjesë në Këngën Magjike, një garë e mirënjohur muzikore në Shqipëri, me këngën "U shërova". Në vitin 2008, u paraqiti edhe një herë në Këngën Magjike me këngën "Simbol", një baladë e shkruar nga ajo vetë, si shumica e këngëve të saja. Pas Këngës Magjike, ishte pjesëmarrëse e rregullt e shumë festivaleve në Shqipëri dhe Kosovë.[1] Kënga e saj e fundit "Unë vendos" ka qenë për një kohë këngë shumë e dëgjuar në trevat shqipfolëse.

Përveç muzikës, Hana Cakuli ka edhe shfaqen e vet në KTV, një shfaqe televizive për gatim që përfshin artistë nga rajoni. Ajo është duke përfunduar universitetin: Menaxhim dhe Politika publike në Universitetin Amerikan të Kosovës.[2]

Diskografia

Redakto
  • 2007: "U shërova"
  • 2008: "Simbol"
  • 2010: "Dashuria e fatit tim"
  • 2012: "Kopshti" ft. Kushtrin Hoxha [3]
  • 2012: "Unë vendos"

Referime

Redakto
  1. ^ Biografia e Hana Cakulit, teksteshqip.com
  2. ^ "Nga Këngëtare në prezantuese !". Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2012. Marrë më 12 mars 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Hana Cakuli vjen me këngën "Kopshti" me Kushtrim Hoxhën". Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2012. Marrë më 12 mars 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)