Hanet-Bujtinat (Gjilan)
Hanet, bujtinat, Odat shqiptare per pritje te musafireve dhe percjellje te udhetareve, turisteve kanë qene qytetrimi i hershem i transfersales: Shkup-PriZeren- Prishtine,Sofije-Nish dhe janë ngritur e ndërtuar udhekryqeve me te frekuentuara, pergjatë rrugëve të trafikut (komunikacionit urban ose në qendrat e banuara për t’u shërbyer udhëtarëve, tregetareve dhe karvanëve me kafshë. Ato bëheshin nga mjediset e fjetjes dhe të shërbimeve ushqimore per njerez dhe kafshet qe perdoreshin per bartje. Pranë tyre ngriheshin punishte për nevojat e kafshëve, vathe, banjo, Dyqanet. Pran bujtinave edheMejhanet - Pijetoret-Kafenet, ishin që nga themelimi i qytetit(kazave), ishin edhe Mejhanet, sipas të dhënave të kohës, që nga fillimi i shek. XX, në qytetin e Gjilanit kishte gjithsej 18 Mejhane.[1]
Në qytete, zakonisht ishin pranë pazareve. Planimetria më karakteristike e haneve ishte një oborr i brendshëm me ndërtesa dykatëshe përreth. Kati përdhes përdorej për stalla e depo ndërsa në ballin nga rruga, për dyqane. Në katin e sipërm ishin dhomat e fjetjes, me një galeri të hapur ndaj oborrit. Pajisjet e dhomave të haneve ishin tepër të varfra.
Ne qytetin e Gjilanit me rrethine krahas zhvillimi i tregtisë së jashtme shtroi nevojën edhe për objekte hoteliere-hane në qytete ose pranë rrugëve, ku do të strehoheshin tregtarët dhe kafshët bartëse, si të vetmet mjete transportuese të mallrave. Hanet për nga funksioni u përngjanin përafërsisht hoteleve të tanishme, apo ishin një lloj hoteli primitiv. Pos objektit me dhoma për fjetje e pushim të udhëtarëve e tregtarëve, hanet kishin depot për vendosjen e mallit, që silleshin pë ditë tregu, sidomos për ditët e panaireve, oborret për qerre me hapësirë të gjerë, të rrethuara me mure 2-3 metra të larta dhe dyer të mëdha, stalla për kafshët, ushqimit për to etj. Në afërsi të haneve shpesh ndodheshin edhe krojet hamami hyres dhe nallbane-hania e usta Hasanit për mbathjen e kafshëve me patoki. Në qytetin e Gjilanit kishte shumë hane në të kaluarën por më të njohurit ishin: Hani i Andon Maskatarit, Hani i Vesel Sllakocit, Hani i Usta Rexhepit, Honi i usta Hasanit, etj.[2]
Referime
Redakto- ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës. Gjilan: Pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës. Gjilan: Pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)