Harku i Triumfit (gjer.: Arc de Triomphe) është një roman nga Erih Maria Remark botuar në 1945. Në të, ai shkruan për jetën e refugjatëve pa shtet në Paris përpara Luftës së Dytë Botërore.

Harku i Triumfit
Harku i Triumfit (Kopertinë)
AutorErih Maria Remark
Titulli origjinalArc de Triomphe
PërkthyesRobert Shvarc
ShtetiGjermani
TemaHistori Lufte
ZhanriRoman
Faqe455

Ky roman është bërë dy herë film: Harku i Triumfit (1948) dhe Harku i Triumfit (1985) dhe eshte libri i dyte me i shitur i autorit , pas romanit "Asgje e re nga fronti i perendimit".

Wikibooks:Category
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:

Permbajtja: 1938: Kirurgu gjerman Ravic largohet për në Paris nga persekutimi politik nga regjimi nacional -socialist gjerman. Ai jeton ilegalisht në Francë dhe kërcënohet me dëbim në çdo kohë. Ai punon si kirurg për mjekët francezë të paskrupullt që e shfrytëzojnë ekonomikisht, duke përfituar nga pozicioni i tij pa të drejta. Raviku pi shumë, ka afera fatkeqe dhe nuk mund të harrojë torturat dhe persekutimet nga nazistët. Ai e ndan këtë fat me të përndjekurit e tjerë: hebrenjtë gjermanë dhe austriakë, spanjollët dhe rusët.

Ai bie në dashuri me këngëtaren Xhoana Madu, e cila gjithashtu ka ikur nga Italia fashiste, megjithëse besonte se ai tashmë kishte humbur aftësinë e tij për të dashuruar pa kushte

Lajmet politike lënë te kuptosh që një luftë e madhe po afrohet. Një ditë Raviku rizbulon ish-torturuesin e tij, Hake, midis oficerëve të Gestapos të cilët, të maskuar si turistë, po përpiqen të gjejnë refugjatët gjermanë në Paris. Ai i ofrohet atij si një udhërrëfyes turistik, e josh atë në një pritë, e vret dhe e zhduk trupin e tij pa u zbuluar.

Romani përfundon me Xhoan Madun të plagosur për vdekje nga një dashnor xheloz. Kur Raviku e ndihmon atë të vdesë, ata të dy rrëfejnë dashurinë e tyre për njëri-tjetrin. Menjëherë pas kësaj, gjermanët pushtuan Poloninë, duke shkaktuar Luftën e Dytë Botërore. Raviku e lejon veten të arrestohet nga policia franceze pa rezistencë dhe të çohet në një kamp internimi për gjermanët. Raviku e di se nëse Franca mposhtet, ai do të vritet nga nazistët dhe ai e pranon fatin e tij.

Personazhet kryesore:

Raviku – një kirurg refugjat nga Gjermania i cili nuk ka shtetësi (emri i tij i vërtetë është Ludwig Fresenburg)

Xhoana Madu – aktore, këngëtare. Babai i saj është rumun, nëna e saj është italiane. Fëmijërinë e kaloi në Itali.

Hake – një burrë gjerman nga Gestapo që torturoi Ravikun dhe shkaktoi qe e dashura e tij Sibylla te kryej vetëvrasje. Vrarë nga Raviku në fund të romanit.

Veber – një gjinekolog nga Klinika Durand, shok i Ravikut; një njeri i familjes që i pëlqen të kujdeset për kopshtin e tij.

Durant – mjek i famshëm, pronar i klinikës. Një diagnostikues i mirë por një kirurg i dobët, ai punëson mjekë të tjerë që operojnë pacientë në vend të tij.

Keti Hegstrom – një amerikane, pacientja e parë e Ravikut, e sëmurë me kancer. U kthye në SHBA në SS Normandi.

Boris Morozov – një burre mjekër gjatë dhe i fortë 60-vjeçar, një emigrant nga Rusia; eshte portier në Scheherazade. Enderron te hakmerret kundër komunistëve që torturuan babanë e tij.

Aaron Goldberg – Fqinji i Ravikut në Hotelin "International", var veten në dritare

Ruth Goldberg – gruaja e Aaron Goldberg. Pas vdekjes së burrit të saj, ajo ia shiti pasaportën një emigranti të paligjshëm.

Ernst Zeylenbaum – Doktor i Filologjisë dhe Filozofisë, një emigrant ilegal, jetoi për gjashtë vjet në 'International'.

Rosenfeld – një emigrant që shet piktura unike (Van Gogh, Cézanne, Gauguin, Sisley, Renoir, Delacroix) për të mbijetuar

Zhanoi – një djalë 13-vjeçar që u aksidentua. Raviku i preu këmbën gjate operacionit pas aksidentit.

Lysiena – kreu pa sukses një abort me një mami jo-profesionale, dhe më pas shkoi në klinikë, ku u operua nga Raviku. Pas heqjes së mitrës, ajo vazhdoi të fitonte nga prostitucioni.

Rolanda- menaxhere e bordellos 'Osiris'. Mori një trashëgimi nga të afërmit dhe hapi kafenenë e saj.

Burimet e informacionit:

[1] wikipedia gjermane

[2] wikipedia angleze

  1. ^ "Arc de Triomphe (Roman)". Wikipedia (në gjermanisht). 2021-09-12.
  2. ^ "Arch of Triumph (novel)". Wikipedia (në anglisht). 2021-08-30.