Hartford (Connecticut)
(Përcjellë nga Hartford)
Hartford është kryeqyteti i shtetit Connecticut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ndodhet në Rrethin e Hartfordit në lumin e Kënektikatit, në veri të qendrës së shtetit. Popullsia e Hartfordit në vitin 2006 ishte 124.512. Hartford renditet si qyteti i tretë më i madh i shtetit, pas Bridgeport dhe New Haven.
Hartford
Hartford | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | (2.010) 124,775 |
Faqja zyrtare | www.hartford.gov |
Hartfordi quhet ndryshe Kryeqyteti i Botës për Siguracionet. Në Hartford ndodhen drejtoritë qendrore të shumë kompanive të siguracioneve të botës. Hartfordi është 400 vjeçar, ndër qytetet më të vjetra të Shteteve të Bashkuara.