Pasqyrat financiare,d.m.th. bilanci,llogaria ekonomike dhe pasqyrat e tjera shoqëruese të dhënies së llogarisë,të cilat duhet të hartohen në shoqëritë kolektive në fund të periudhës ushtrimore,janë pothuajse të njëllojta në formë dhe përmbajtje me ato të sipërmarrjeve. I vetmi dallim në bilanc qëndron në pjesën e kapitalit themeltar në të cilën pasqyrohet jo vetëm vlera totale e këtij kapitali,por dhe vlerat e pjesëve të derdhura nga secili prej ortakëve,d.m.th. pasqyrohet jo vetëm teprica në fund të periudhës e llogarisë “ Kapitali themeltar”,por edhe tepricat e llogarive përkatëse analitike. Megjithatë,kjo bëhet vetëm në shoqëri në të cilat numri I ortakëve nuk është shumë I madh,kurse në shoqëri në të cilat ka një numër të madh ortakësh,llogaria “Kapitali themeltar” në sektorin përkates të bilancit,nuk paraqitet e analizuar në llogari analitike sipas ortakëve,meqë ata janë shumë. Gjithashtu,në shoqërite kolektive dhënia e llogarisë shoqërohet me një pasqyrë,e cila pasqyron gjendjen në fillim dhe në fund si dhe tërë ndryshimet e kapitalit themeltar gjatë periudhës,jo vetëm në tërësi,por edhe sipas ortakëve të vecantë.