Hasan Ceka (25 gusht 1900, Elbasan - 11 janar 1998, Tiranë) arkeolog dhe numizmat i mirënjohur shqiptar. Profesor Hasani kreu studimet e larta në Vjenë, ku dhe u dallua si student i shkëlqyer.

Hasan Ceka
Lindi25/08/1900
Elbasan
Vdiq2/11/1998
Tiranë
KombësiaShqiptare
ShtetësiaShqiptare
ProfesioniArkeolog, Numizmat
Fëmijë4

Biografia

Redakto

Pas kthimit në Shqipëri në vitin 1930, ai punoi në Bilbiotekën Kombëtare, ku krijoi edhe një koleksion arkeologjik dhe përfaqësoi shtetin shqiptar pranë misioneve të huaja arkeologjike në Apolloni dhe Butrint.

Duke qenë në rolin e arkeologut të parë shqiptar Prof. Hasan Ceka, në vitin 1947 drejtoi ekspeditën e parë arkeologjike në Apolloni si edhe punën për krijimin e Muzeut Akeologjik Etnografik në Tiranë. Pas disa ekspeditash informative në qendra të ndryshme arkeologjike, në vitin 1956 ai u kthye në Apolloni pë t'i kushtuar këtij qyteti antik tërë veprimtarinë e tij kërkimore dhe studimore.

Krahas gërmimeve në Apoloni Prof. Ceka tregon një kujdes të veçant për grumbullimin dhe ruajtjen e trashëgimisë sonë monetare antike e mesjetare, duke arritur të krijojë kabinetin numizmatik me një fond shumë të pasur e cilësor. Por specialiteti i tij më i veçantë ishin numizmatika. Hasan Ceka konsiderohet si themeluesi i numizmatikës shqiptare. Falë kujdesit të tij u krijua Kabineti Numizmatik me trashëgiminë tonë monetare antike dhe mesjetare. Në 1965 boton kryeveprën e tij studimore “Probleme të numizmatikës ilire’”. Botoi në shtypin shkencor brenda dhe jashtë vendit shumë artikuj per historinë e ilirëve dhe të shqiptarëve. Ka lënë në dorëshkrim veprën “Monedhat e Dyrrahut dhe të Apolonisë” Hasan Ceka.

  • Ilirët dhe Iliria te autorët antikë (Burime të zgjedhura), Tirana 1965.
  • Probleme të numismatikës ilire, Tiranë, 1967.
  • La Branche Sud de la Voie Egnatia, Monumentet 1 (1971), 25–35.
  • Illyrie. Etudes et materiaux archeologiques, 1, 1971.
  • Questions de numismatique illyrienne, avec un catalogue des monnaies d'Apollonie et de Durrhachium, Université d'Etat de Tirana, Institut d'Histoire, 1972.
  • Inscriptions d'Apollonia d'Illyrie, Athen 1997.
  • Në kërkim të historisë ilire, Tiranë, 1998.

Shih edhe

Redakto

Burimet

Redakto
  • Skënder Aliu: Recent prehistoric research in southeast Albania: A review. In New directions in Albanian archaeology: Studies presented to Muzafer Korkuti. Ed. by Lorenc Bejko and Richard Hodges. Tirana: International Centre for Albanian Archaeology. 2006. 43–55. - International Centre for Albanian Archaeology Monograph Series, 1. ISBN 9994392301
  • Neritan Ceka: The Illyrians to the Albanians. Tirana: Migjeni. 2013. ISBN 9789928407467
  • Robert Elsie: Historical dictionary of Albania. 2nd ed. Lanham: Scarecrow Press. 2010. - European Historical Dictionaries, 75. ISBN 9780810861886
  • Robert Elsie: A biographical dictionary of Albanian history. London; New York: Tauris. 2013. ISBN 978-1-78076-431-3
  • Oliver Gilkes: Albania: An archaeological guide. London; New York: I. B. Tauris. 2013. ISBN 9781780760698