Hasan Hasani
Hasan Hasani (16 janar 1947, Shqiponjë (ish-Jabllanicë) - 1 dhjetor 2020, Prishtinë) ka qenë shkrimtar dhe studiues i letërsisë nga Gjakova.[1]
Biografia
RedaktoHasan (Malë) Hasani u lind në fshatin Shqiponjë (ish-Jabllanicë) të Dushkajës, rrethinë e Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Zhebël, Gërgoc dhe Baran. Shkollën Normale e kreu në Gjakovë. Studimet e larta, Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Me krijimtari letrare dhe publicistike merret që nga viti 1965, kur e botoi poezinë e parë në revistën letrare “Jeta e re”. Krijimet letrare dhe publicistike i botoi në të gjitha gazetat dhe revistat që u botuan në gjuhën shqipe në Kosovë, Maqedoni dhe më vonë edhe në Mal të Zi. Si student i vitit të parë, në vitin 1969 nisi punën si bashkëpunëtor i rregullt në gazetën e studentëve “Bota e re”, ku punoi deri në qershor të vitit 1971, kur kaloi gazetar i rregullt në gazetën arsimoreshoqërore dhe pedagogjike “Shkëndija”. Në vitin 1976 kalon në revistën për art, kulturë e letërsi “Fjala”, në fillim gazetar, e më vonë redaktor. Në vitin 1987 emrohet redaktor e më vonë edhe kryeredaktor në revistën letrare për fëmijë “Pionieri”, ku punoi deri në vitin 1996, kur kalon në revistën letrare “Jeta e re”. Nga viti 2003 përsëri e gjejmë redaktor në revistën letrare për fëmijë “Pionieri”, dhe nga janari i vitit 2004 përsëri e gjejmë kryeredaktor po në revistën “Pionieri”. Përveç me shkrime publicistike është marrë me krijimtari letrare, për fëmijë dhe për të rritur. Nga viti 1967, kur ka botuar librin e parë me vjersha e deri me 2013, botoi gjithsej 60 vepra të ndryshme letrare.Hasan Hasani për 45 vjet me radhë, (në vitin 1967 botoi librin e parë), ka përgatitur për shtyp veprën e plotë letrare të Ernest Koliqit në gjashtë vëllime, të Ethem Haxhiademit në dy vëllime, të Nermin Vlorës në dy vëlli¬me, të Mehdi Frashërit në një vëllim, të Rrahman Dedajt në katër vëllime, të cilat janë botuar në Prishtinë. Ka përgatitur numra tematikë (të veçantë) të revistës letrare “Jeta e re” për Ernest Koliqin, Gjergj Fishtën, Nermin Vlorën, Musine Kokalarin, Mehdi e Mithat Frashërin, Vinçenc Prenushin, Azem Shkrelin dhe Beqir Musliun.[2]
Hasan Malë Hasani ka vdekur më 1 dhjetor 2020 në Prishtinë.[3] [4]
Publikime
Redakto- Poezi për të rritur
- 1. Krojet e bardha, 1967
- 2. Dallgët e vërrinit, 1969
- 3. Dy legjenda, 1969
- 4. Më bekoi pa gjuhë, 1971
- 5. Suferinë, 1967
- 6. Emoniana, 1980
- 7. Shenasa, 1980
- 8. Gurëkala, 1981
- 9. Unazëforta, 1984
- 10. Përkolajt, 1988
- 11. Emira, 1992
- 12. Gurdurimi, 1992
- 13. Gjëmim baladash, 1994
- 14. Harfë e Antikës, 1997
- 15. Plak urtak mençurak, 1997
- 16. Muza shqiptare, 1997
- 17. Idhuj adhurimi, 1998
- 18. Qerpikë me lot, 1999
- 19. Haxhiu i fshatit Pykë, 2005
- 20. Tek uji i zi, 2009
- 21. Shivegimi, 2012
- 22. Shpirtvrarë, 2012
- Haiku
- 23. Helmshtare, 2013
- 24. Buka e mëkatit, 2013
- 25. Shiba, 2013
- Tregime për të rritur
- 26. Njeriu që grindej me qiellin, 1979
- 27. Zhurmë në pyll, 1985
- 28. Lojë me shamia, 1990
- 29. Gruaja që grindej me pluhurin, 1996
- 30. Muzgu i hyjneshës, 1996
- Romane për të rritur
- 31. Ulërima, 1989
- 32. Qafëtuli i Shavarinës, 1999
- 33. Kohë të egra, 2006
- Poezi për fëmijë
- 34. Ajkuna e Rugovës, 1978
- 35. Mici e topi, 1980
- 36. Tali i Budalinës, 1986
- 37. Vallja e shkrimtarëve, 1993
- 38. Ylberi i shkronjave, 1995
- 39. Ezopi e breshka, 1995
- 40. Shqipet e Shqiponjës, 2000
- 41. Abetarja e UÇK-së, 2006
- 42. Princesha e Shalës, 2010
- 43. Palaço në Prishtinë, 2012
- Kritikë letrare
- 44. Të anatemuar, 2005
- 45. Faqe libri, 2007
- 46. Gavril Dara i Riu, 2007
- 47. Shënjëzime, 2011
- 48. Letërsia si art dhe komunikim poetik (me Sh. Vishajn), 2011
- 49. Metafora e dhembjes, 2012
- 50. Arti i fjalës dhe i rrëfimit, 2013
- Monografi
- 51. Bajrush Doda, 2011
- Vepra publicistike
- 52. Nermin Vlora Falaski, 1992
- 53. Miftar Spahija korife i Lumës, 1995/2002
- 54. Nijazi Sulça mall Kosove që djeg, 2005
- 55. Nëntë biseda për Kosovën, 2005
- 56. Jehon një gjëmë mes mureve, 2005
- Vepra leksikografike
- 57. Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-1991, 1994/1995
- 57/a. Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001, 2003
- 58. Të pavdekshmit e Dukagjinit, 2003
- 59. Emra shqip për fëmijë, 2001/2006/2010
- 60. Leksikoni i nobelistëve të lertërsisë, 2011
Referime
Redakto- ^ https://www.koha.net/en/kulture/hasani-hasani-ndash-shkrimtari-qe-lartesoi-dhe-la-gjurme-ne-tradite
- ^ Pirusti News (2020-05-16). "Në shfletim të faqeve të "Mirditë e Mirditorë" të shkrimtarit Hasan Hasanit të Dushkajës". Pirusti News. Marrë më 2024-11-25.
- ^ https://exlibris.al/in-memoriam-hasan-hasani-veper-e-krijuar-me-perkushtim-dhe-ne-heshtje/
- ^ Hasani, Hasan (2011). Bajrush Doda: një jetë e shkrirë në kengë : monografi. Shtëpia Botuese "Faik Konica". ISBN 978-9951-06-365-4.