Hasani grave
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Hasan i Grave sinonim për kaçipërdhiçka, maço, etj. me një ngjyrosje e stilizim të tipit të meshkujve të cilët edhe përkundër sjelljeve të tyre si mashkullore tentojnë të ndërhyejnë në biseda dhe botëkuptime femrore. Zakonisht personat e emërtuar si të till, kanë njohuri nga bota femrore përshkak të paraqitjes së interesit gjatë jetës së tyre që të qëndrojnë në mes bisedash me botëkuptime tipike femrore. Emërtimi i till jepet në dy raste, nga vetë femrat kur atyre ju pengon në zhvillimin e bisedës, ose nga meshkujt kur personi tenton të argumentojë breda shoqëris së pastërt mashkullore me argumente nga bota femrore apo kur personi "e gabon" forumin dhe përqendrohet tek bisedat e femrave brenda një vend hapsire të kufizuar, brenda një dhome apo çfardo lokaliteti ku vetëvetiu është ndarë hapsira e përbashkët në atë mashkullore dhe femrore.
Në ditët e sotshme, kuptimi i fjalës ka pësuar paksa ndryshime dhe më këtë titull famëkeq emërtohen, intelektual, shkollar dhe persona tjerë të vlersuara nga populli si dobisjellës, të cilët persona shprehen me fjalorin e politikës ditore të kapur nga mjete e informit mbi rrjedhat politike.
Emërtim me kundërvlerë e "Hasanit të grave" është burr, burrnesh. Burrnesh edhe pse nuk ka të bëjë me gjinin mashkullore, thirret për arsye se i qëndrron besnike vlerave kulturore të femres e që zakonisht sinjalizojnë "pjekurin" femrore deri dhe figurën e rolin e nënës në shoqëri.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |