Hava Repishti (1898-1980) ka qenë një e internuar gjatë regjimit komunistShqipëri. Në moshën 45 vjeçare ajo mbetet e ve pasi ndahet nga jeta bashkëshorti i saj, Ibrahim Repishti, një nga promotorët e Lëvizjes Demokratike në periudhën e Pavarësisë. Hava mbetet e vetme me gjashtë fëmijë.

Djali i madh, Sami Repishti, arrestohet nga forcat e Sigurimit të Shtetit. Në gjyqin e zhvilluar ndaj tij, Samiu 22 vjeçar dënohet me 15 vite burg. Pas këtij vendimi, djali tjetër i Havës, Fahriu, u arratis. Pjesa e familjes që mbeti u internua për tre vjet në kalanë në Berat dhe në kampin e Tepelenës. Më 1953 ajo kthehet në Shkodër dhe sistemohet bodrumeve pasi i ishte konfiskuar pasuria. Ajo nisi të punonte në mënyrë që të ndihmonte të birin në burg, i cili po e vuante dënimin në burgun pranë Urës Vajgurore.[1] Një natë dhjetori në 1953 Hava u la për 24 orë jashtë dyerve të burgut nga rojet, duke mos u lejuar të takonte të birin.[2]

Pas daljes nga burgu, djali u arratis. Hava u nda nga jeta pa i takuar dot.[3]

Referime

Redakto
  1. ^ https://www.voal.ch/hava-repishti-gruaja-qe-u-nguros-pas-dyerve-per-te-birin-nga-fatbardha-saraci-mulleti/
  2. ^ http://www.standard.al/2015/06/25/hava-repishti-gruaja-qe-u-nguros-pas-dyerve-per-te-birin/
  3. ^ Kalvari i grave në burgjet e komunizmit. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. 2017. fq. 53–54. ISBN 978-9928-168-71-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)