Hazbi Ramadan Serani
Hazbi Ramadan Serani Ka lindur më 01.03.1944 në Çorrush të Fierit. Mbaroi Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi dhe ka kryer detyra të ndryshme deri në zëvëndëskomisar regjimenti.Ra në krye të detyrës me 04.10.1972 mbi rajonin e Ballshit, ndërsa fluturonte me avion MIG-19 për kryerjen e detyrës luftarake. Gjatë qitjes, për shkak të një defekti teknologjik të një predhe avioni pësoi katastrofë. Më vendim të Këshillit të Ministrave Nr.228, datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.