Hazir Mazdrekut - Goriqit , nga fshati Goriq i komunes se Malisheves , treva e Llapushes . Kjo ngjarje ka ndodhur rreth viteve 1860-1870, ku ne fshatrat e Bajrakut te Ostrozubit kane kundershtuar larjen e avajetit per pashallaret. Hazir Goriqi ka qene nder te paret qe ka kundershtuar larjen e taksave . Pashallaret e Prizrenit dhe te Gjakoves, kane derguar sejmenet e tyre per te detyruar Hazirin qe me dhune te laje taksat dhe t'a burgosin. Por ai u'a kthen pushken dhe vret disa dhe plagos Sherifin njerin nga kryesejmenet. Edhe bajraktaret e Ostrozubit nuk guxojne qe t'i shkojne tek dera per taksat. Keshtu pashallaret me gjase Avdullah Pashe Dreni nga Gjakova ( ky i vrara me vone nga kreret e Lidhjes se Prizrenit me 1879 ne Gjakove) , dergon sejmenet e tij te njohur ne krye me Shaqir Age Currin ( babai i Bajram Currit ) dhe Bajram Rrustemin qe poashtu me 1879 jane te vrare nga kreret e Lidhjes se Prizrenit ne sarajet e Abdullah Pashe Drenit ne Gjakove , derisa po mbronin Ali Pashe Maxharrin , per te prangosur ose vrare Hazir Goriqin. Ne rrethimin e tij ne Goriq te Malisheves ( Llapushes ) , marrin pjese edhe sejmenet e Bajraktarit te Ostrozubit. Pas dy dite luftime Hazir Goriqi me gjithe djalin vriten , po ne kete betej mbesin edhe disa sejmen te vrare dhe plagoset rende edhe Shaqir Curri ( babai i patriotit Bajram Curri ). Pas kesaj ne gjithe treven e Llapushes dhe Anadrinit fshataret ngriten ne kryengritje dhe pushteti turk dhe pashallaret vendas detyrohet te heqe dore nga mbledhja e avajetit ( nje lloj takse vjetore )

Folklori

Redakto
  • O Bajram aga ne jelek
  • ketij Sherifit po i therret
  • Po thote paret ku m'kane mete
  • pse Haziri nuk po i jep?
  • Fort po mush e shpesh po qet ,
  • shpesh po qet ai me gjithe djale
  • qohu bre Curr o n'mujsh me i ndal,
  • luftojme trimat balle per balle .
  • Kurre kesi trima thot nuk kam pa
  • kesh te vorfen , fukara ,
  • avajetin se kane la .
  • Nuk ja'u lajta tha avajetin
  • Keti Shabajkut ja kajta dertin.
  • Ne Perzern u ba meshlizi ,
  • ne sherr te madhe zoti na qiti.
  • S'po dorezohet Hazir Goriqi.
  • Avdyl pasha e ndrroj asqerin,
  • tash po e qojme Bajram Rrustemin.
  • Ku ma njeh Curri ate djale ,
  • mete prej kreje po don me i dale.
  • Ketij Shabajkut po i qone fjale ,
  • A e kam Sherifin gjalle?
  • Ma mire gjalle Curro mos me kane
  • Se Sherifi tu ka plagu rane.
  • Ia lidhe plaget me mahrham.
  • Gjemoi topi krisma e pushkes ,
  • Ky Haziri dul per fushe ,
  • Ky Haziri dul per fushe ,
  • po i tjote djalit mos u ngute
  • mos u ngut or sokol oj babes ,
  • mamja mire Shaqir Ages,
  • Mamja mire po Shaqir Currit
  • mi ka pru cubat prej Ostrozubit.
  • Te cilet cuba po tu rrite ndera
  • po i ka rrafsh tri pranvera ,
  • qe s'kane guxu me m'ra ka dera .
  • Hajde hajde Jup Bajraktari
  • ty qe te vjen kafja ma s'pari,
  • te vjen pitja e te vjen qurani,
  • qka je mshef je palu mas gardhi,
  • po i rren shoket po m'trembet kali.
  • Shaqir Aga more zotni,
  • forte kam pase uzdaje ne ty,
  • se nuk vjen me me rrethu n'shpi
  • se nuk vjen t'i mem me rrethue
  • more veten qafe edhe mue .
  • SHKOZA - PRIZREN