Heparina prodhohet dhe lirohet nga mastocitet dhe gjendet me bollëk në mëlci, mushkëri dhe zorrë, Funksionet fiziologjike të heparinës akoma nuk janë qartësuar sa duhet.

Pershkrimi

Redakto

Bari është zbuluar në mënyrë aksidentale më 1916, nga një student i mjekësisë në Spitalin Johns Hopkins, ndërsa gjerësisht ka filluar të shfrytzohet si antikoagulant në vitet katërdhjetë. Dy lloje Heparinash përdoren në terapi. Heparina standard (Unfractioned heparin) është makromolekulë (pasha molekulare =15.000-20.000 dalton), përzierje e mukopolisakarideve (glikozaminoglikaneve) sulfatike acidike electronegative, që ekstraktohet nga zorrët apo mushkëritë shtazore. Heparinat me peshë të vogël molekuare (HPVM) (ang Franctioned heparin), përfitohet nga Heparina standard me depolimerizim të saj (pasha molekuare rreth 6.000 dalton).

Mekanizimi i veprimit

Redakto

Heparina jep efekt anticoagulant në menyrë indirekte (si katalizator), duke rritur aktivitetin e antitrombinës lll ,që është polipeptid I sintetizuar në mëlci dhe qarkullon në gjak. Antitrombina lll neutralizon apo inhibon disa faktorë të aktivizuar të koagulimit, vecanërisht faktorët IXa, Xa, Xla dhe Xlla. Heparina, gjthashtu inaktivizon trombinën (lla) duke formuar kompleks ireversibil me këtë proteinë të koagulimit. Lidhja e heparinës për antitrombinën lll shkakton ndryshim konformacional në antitrombinë, duke rritur shpejtësin e lidhjes së antitrombinës me trombinë (rreth 1000 herë), si dhe lehtëson casjen e faktorëve të koagulimt (potazave serine) në vendin aktiv të antitrombinës. Preparatet e heparinës me peshë të vogël molekuare (EnoXaprina, Dalteparina, Tinzaparina, Ardeparina) japin efekt antikoagulant krysisht duke inhibuar faktorin Xa nëpëmjet antitrominës meqë molekulat posedojnë sekuencën unike pentasakaridikte të nevojshme për lidhjen me antitrominën lll, por jo edhe të trombinës, pasi nuk kanë gjatësi të mjaftueshme për të katalizuar inhibimin e saj

Farmakokinetika

Redakto

Për shak të jonizimit të lartë dhe madhësisë së patjetër parenterale, dhe atë mundësisht IV (dozat e mëdha patjetër duhet të jepen me këtë rrugë), me c’rast efekti anticoagulant maksimal ndodhë brenda pak minutash. Dozat e vogla mund të jepen edhe subkutan, me c’rast fillimi i efektit mund të vonojë deri në 2 orë. Injektimi IM duhet të shmanget pë shkak të formimit të hematomave të mëdha në vendin e injektimit. Një pjesë e madhe e barit metabolizohet në mëlci dhe nga sistemi retikuloendotelial dhe pastaj ekskretohet nëpërmes vehskave si i pandryshuar (nje sasi e vogël) apo si metabolite të depolimerizuar dhe të desulfatuara. Pas injektimit IV heparina ka një gjysmëmjetë variabile, në mes 1-5 orë (me rritjen e dozës se barit rritet t1/2). Gjysmëkoha e eliminimit zgjatet te pacientët me cirroze hepatike apo me insuficiencë renale. Heparina nuk sekretohet në qumësht dhe nuk e kalon barierën placentare, prandaj është antikoagulant i zgjedhur në trajtimin e gjendjeve tromboembolike te gratë shtatzanë. Heparina inhibon koagulimin e gjakut në kushtë in vivo, poashtu edhe in vitro, dhe përdoret Për të frenuar koagulimin e gjakut të marrur nga pacienti për analiza të ndryshme.

Efektet anësore

Redakto

Efekti anësor kryesor i heparinës është gjakderdhja e cila zakonisht ndodhë në traktin gastrointestinal dhe atë urinar, prandaj heparina nuk duhet tu jepet të sëmurëve që kanë patologji të këtyresistemeve.