Herbarium
Si te besh një Herbarium për ruajtjen e bimëve ?
RedaktoMetoda me e thjesht e tharjes se bimëve ose te gjetheve për ruajtje është sa vijon : ne fletët e dyfishuara te gazetës vendoset bima e plote ose organet e saj dhe mbi to vihet peshe e rende. Çdo dite ndërrohen gazetat derisa te behet tharja e plote.
Ne gazete shtrirja e organeve bimore duhet te behet drejte, sepse zënia keq e gjethit, lules, etj., humb mundësinë e identifikimit te bimës nga ana e nxënësit. Pastaj merren bimët ose gjethet, rrënjët, lulet dhe vendosen ne mënyre simetrike ne flete te bardhe dhe përforcohen me ngjitës te veçante. Ne fund te fletës se bardhe, ku herbarizohet bima, shënohet legjenda ku figuron emri i bimës, data e mbledhjes, emri i nxënësit dhe emri i shkollës.
LEGJENDA :
- Emri i bimës
- Data e mbledhjes
- Vendi ku është mbledhur
- Emri i nxënësit
- Emri i shkollës