Heshtja e dyfishtë, e vërteta për armët kimike në Shqipëri
Heshtja e dyfishtë, e vërteta për armët kimike në Shqipëri Gjinia: Histori. Autori: Carlo Bollino. Shqipëroi: Sonila Kapo, Amantia Kapo. Shtëpia botuese: "Toena". Viti i botimit 2014. Faqet e librit 400. ISBN 978-99943-1-946-6
Mbi librin:
Libri "Heshtje e dyfishtë" i gazetarit italian Carlo Bollino, tregon të gjitha sekretet dhe prapaskenat e projektit amerikan për të transferuar në Shqipëri arsenalin kimik të diktatorit sirian Bashar al-Assad dhe të negociatave të vështira me qeverinë shqiptare.
Përmes dëshmitarëve dhe fakteve, libri synon të hedhë dritë mbi të parin dhe më të madhin mister politik të Shqipërisë së Edi Ramës, duke i dhënë përgjigje pyetjeve përmes një investigimi të mirëfilltë gazetaresk.
Përse armët kimike duhet të vinin pikërisht në Shqipëri? Përse Kryeministri heshti aq gjatë? Çfarë ndodhi me të vërtetë gjatë negociatave me Departamentin Amerikan të Shtetit? Kush qëndronte pas protestave në shesh? Si shpjegohet heshtja e gjatë e opozitës?