Heuristika (Greqisht: εὑρίσκω, "gjetje" ose "zbulim"), është çdo metodë e cila përdoret për zgjidhjen e problemeve ose vetëzbulimin që përdor një metodë praktike, e cila nuk garantohet të jetë optimale, e përsosur, logjike ose racionale, por e mjaftueshme për arritjen e një qëllimi të menjëhershëm. Në rastet ku gjetja e një zgjidhje optimale është e pamundur ose jopraktike, metodat heuristike mund të përdoren për të përshpejtuar procesin e gjetjes së një zgjidhjeje të kënaqshme. Heuristika mund të jetë shkurtesë mendore e cila mund të lehtësojë ngarkesën njohëse të marrjes së një vendimi. Shembuj të tillë heuristikë përfshijnë përdorimin e një shumëllojshmërie të rregullave të përgjithshme, supozimin e informuar, intuitën, arsyen e shëndoshë, etj. [1] [2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Pearl, Judea (1983). Heuristics: Intelligent Search Strategies for Computer Problem Solving. New York, Addison-Wesley, p. vii. ISBN 978-0-201-05594-8
  2. ^ How To Solve It: Modern Heuristics, Zbigniew Michalewicz and David B. Fogel, Springer Verlag, 2000. ISBN 3-540-66061-5