Hibe Palikuqi (Dibër, 1927 - Shuter, 23 shtator 1944) ka qenë veprimtare e Frontit Nacional-Çlirimtar gjatë rezistencës shqiptare. E rënë në luftime, u shpall "Heroinë e Popullit".[1]

Hibe Palikuqi

Biografia

Redakto

U lind në qytetin e Dibrës në vitin 1927. Qysh në moshë të re u përfshi në veprimtarinë që zhvillonte rinia në qytetin e Dibrës dhe shtëpia e saj ishte bazë e LANÇ. Në vitin 1943 u arrestua bashkë me të ëmën. Pas lirimit nga burgu ajo vazhdon me pasion të shumëfishuar veprimtarinë e saj antifashiste. Më vonë u rreshtua në batalionin partizan të Dibrës. Do të vazhdonte më pas në radhët e Brigadës XVIII Sulmues me detyrë zv.komisare kompanie. Mori pjesë në shumë luftime që kreu kjo brigadë në ato anë. Ra dëshmore e Atdheut më 23 shtator 1944 në luftimet që zhvilloi Brigada XVIII Sulmuese për çlirimin e Kërçovës.

Referime

Redakto
  1. ^ Dibra, Zenepe (2009). Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 481–482. ISBN 9789995602673. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)