Pozita gjeografike e Shqipërisë bën të mundur që rrjedha e lumenjëve që burojnë në Kosovë të akumulohet dhe nga potenciali i tyre të prodhohet energjia e ripërtritshme elektrike, si rrjedhojë ne fundvitet e 60-ta dhe fillimivitet e 70-ta u paraqit nevoja për ndërtimin e hidrocentraleve, të cilat përbëjnë bazën e prodhimit të energjisë në vendin tonë. Harta e hidrocentraleve në Shqipëri përbëhet nga Kaskada e Drinit, ajo e Devollit, Fanit dhe Hidrocentrali i Kalivaçit,etj.

Kaskada e Drinit

Redakto
 
Kaskada e Drinit (Fierza)

Në shtratin e lumit Drin janë të ndërtuara hidrocentralet e Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës dhe Bushatit me kapacitet të prodhimit mbi 1200MW. Hidrocentrali i Fierzës filloi punën më 1978 i njohur si “Drita e Partisë”, u ndërtua me paisje të ardhura nga Kina por mbi konceptet e inxhinierëve shqiptarë ka kapacitete prodhuese 500 MW punon me katër gjeneratorë të kapacitetit 125 MW është i ndërtuar nga diga të larta me turbina të tipit Frencis dhe rezervat e ujit kapin shifrën 2.7 miliardë m3. Hidrocentrali i Komanit u vu në shfrytëzim të plotë në vitin 1986 me kapacitet 600 MW me 4 gjeneratorë 150 megavatësh dhe me nivel maksimal të liqenit 176m i ndërtuar poashtu nga turbinat e llojit Frencis. Hidrocentrali i Vaut të Dejës po ashtu ka kapacitete të larta prodhuese me 5 gjeneratorë 50 megavatësh arrinë prodhimin vjetorë në 1000 GW ndërsa ai i Bushatit ka kapacitete më të ulëta dhe shërben për furnizimin e zonave pranë hidrocentralit. Në anën tjetër gjithë kjo sasi e ujit të mbledhur po del të ketë ndikim negativ gjatë kohës kur prurjet e ujit në Drin rriten në kohën kur ka të reshura me shi apo shkrirje të borës uji i këtyre hidrocentraleve sjellë dëme materiale zonës së Shkodrës duke pamundësuar zhvillimin e kulturave bujqësore dhe duke vështirësuar qarkullimin në kohë krize.

Kaskada e Devollit

Redakto
 
Vendi ku do të ndërtohet kaskada e Devollit (2010)

Në fillim të vitit 2013 u nënshkrua kontrata për ndërtimin e Kaskadës së Devollit, kryeministri Sali Berisha e shpalli si investimin më të rëndësishëm të qeverisë së tij dhe njoftoi se punët do t'i kryej kompania norvegjeze Starcraft, Kaskada e Devollit parashikohet të ketë 2 hidrocentrale dhe në ndërtimin e saj të marrin pjesë mbi 30 mijë punëtorë, teknikë e inxhinierë me kapacitet prodhues mbi 280 MW është i paraparë të përfundojë në vitin 2017. Ndër hidrocentralet më të rëndësishme do të jenë ato të Banjës e cila do të zë sipërfaqe prej 14 km2 dhe prodhim mbi 65MW, Hidrocentrali i Moglicës do të ndërtohet në rrethin e Korçës dhe do të prodhojë energji me 2 turbina Frencis me kapacitet total 40 MW. Hidrocentrali në Kokël që do të përfshijë kanionin e ngushtë të mes Luginës së Devollit dhe Fushës së Kodovjatit.[1]

Kaskada mbi lumin Fan

Redakto

Është investimi me i ri që do të bëhet në energjinë ujore në vend në fillim të qershorit të vitit 2013 u bë shpërthimi i zonës mbi të cilën do të ndërtohet Kaskada e Fanit e cila do të përbëhet nga 5 hidrocentrale dhe do të prodhojë 131 MW dhe do të mbulojë 7% të konsumit aktual të vendit. Hidrocentralet do të ndërtohen në fshatërat e rrethit të Mirditës ndërtimi i tyre do të kushtojë 146 milionë euro dhe punimet do të kryhen nga kompania turke "Aydiner".

Hidrocentrali i Kalivaçit

Redakto

Për t’iu ikur problemeve në furnizimin e zonave jugore të qarkut të Gjirokastrës planifikohet ndërtimi i Hidrocentralit të Kalivaçit me ç’rast do të vihej në shfrytëzim uji lumit Vjosa dhe do të mbuloheshin nevojat e qarkut, kapaciteti i prodhimit pritet të jetë reth 95 MW, Hidrocentrali i Kalivaçit është projekt në letër që nga viti 1997 kur iu dha me koncesion firmës italiane "Becchetti" e cila asnjëherë nuk filloi punimet madje as kur listës së investitorëve iu shtua edhe Banka Gjermane gjithë këto mashtrime kanë çuar në humbjen e besimit të banorëve te zonës se hidrocentrali do të ndëtohet ndonjëherë.[2]

Referimet

Redakto
  1. ^ TRT Shqip,Kaskada e Drinit.
  2. ^ Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a. Arkivuar 29 janar 2013 tek Wayback Machine,Kaskada e Kalivacit