Prifti

person i autorizuar për të udhëhequr ritualet e shenjta të një feje
(Përcjellë nga Hieromonaha)

Prifti ose ati (nga italishtja - prete; greq. πρεσβύτερος - presviteros, ose Ιερέας - jereas; dhe lat. sacerdos; arab. قس, Kas) është në kishën katolike dhe në kishat e krishtera një person që ka detyrën apo fuqinë të kryejë dhe drejtojë ritet fetare, veçanërisht kryerjen e meshës dhe sakramenteve. Prifti në kishën e krishterë drejton dhe mbarështon fenë, udhëheq bashkësinë e krishterë, dhe shpall Fjalën e Perëndisë.

Priftër në Romë.

Ndër fe të tjera prifti është një udhëheqës shpirtëror që drejton kremtimet fetare, si p.sh. kryerjen e flijimit që i bëhet hyjit apo hyjnive.

Në çdo fe ka njerëz, që nëpërmjet njohurive të veçanta, aftësive dhe plotfuqive të caktuara nga bashkësia ku ata bëjnë pjesë të ndërmjetësojnë lidhjen mes hyjnores dhe njerëzimit dhe nëpërmjet kësaj, të shërojnë apo përftojnë njohuri.

Priftërit janë të njohur që në kohërat e lashta në shoqëritë më të thjeshta. Ata kanë vepruar si shamanë (shërues) dhe orakuj (parathënës).

Prifti është një person që ushtron detyrën e tij jo vetëm në krishterim, por edhe ndër fe të tjera, si : Shintoizëm, Hinduizëm etj. Priftërit mendohen përgjithësisht si njerëz me lidhje të mira me hyjnitë e feve apo besimeve përkatëse, dhe disa besimtarë i drejtohen shpesh një prifti për këshillime në çështjet shpirtërore.

Në krishterim

Redakto

Hieromonaha (në tekste edhe Hieromonach nga greqishtja për priftmurg[1]) është prifti edukata e të cilit është ngritur në murg. Hieromonaha është veprim në kishen ortodokse.

Shiko edhe

Redakto

Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ DER GROSSE BROCK HAUS, band 9, fq.346 (1983) ISBN 3-7653-0353-4