Himni i Flamurit (poezi)
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Kjo poezi ose himn është përfshirë në vëllimin me poezi te zgjedhura të Nolit. Rima e kësaj poezie është AAAB. Gjithashtu kemi edhe një rime të mbrendshme si : " S'te tremp Romani as Venecjani / As Serb Dushani, as Turk Sulltani. "Vëme re se stili i poetit është i veçantë, ai zgjedh qe te mos përdorë shumë folje kalimtare ne mënyre që t'i shtojë muzikalitet dhe ritëm vargut.
Noli i sheh flamurin si dëshmi historike, kulturore dhe politike. Kjo e vihet re ne strofat :
- Dëshmi historike pasi flet për fortesat qe kanë bërë shqiptarët gjatë shekujve duke filluar nga shekulli i 3 p.e.s. deri ne fillim te shekullit te 1 pas. K. Gjatë kësaj periudhe shqiptarët i bënë qëndrese romakeve te cilët nuk arritën ta romanizonin dot atë. Me pas ai vazhdon te numëroje vendet dhe shtetet qe u munduan të bënin Shqipërinë token e tyre por që nuk arritën dot. Si Venediku qe ne shek. XIV pushtoi disa qendra bregdetare te vendit, duke vazhduar me pas me Stefan Dushanin e ne fund me sulltanatet e Turqisë te cilet e mbajten Shqipërinë te pushtuar nga shekulli i XV deri ne vitin 1912.
- Dëshmi kulturore ne kete strofe tregohen dëshmi kulturore. Një nga këto dëshmi tregohet ne vargun e 1. "Flamur qe lint Shën Konstandinin." Shën Konstandini ishte perandor romak por qe ne fakt kishte prejardhje ilire. Ndërsa ne vargun e dyte shfaqet hapur fakti se flamuri luftonte percarjet fetare te nxitura nga pushtuesit duke shfaqur kështu ne njëfarë mënyre kulturen shqiptare.
- Dëshmi politike pasi tregon gjithë ata persona dhe heronjë te cilët u morën me politiken e Shqipërisë duke ndryshuar shumë gjera ne trojet shqiptare e duke u bere simbole te dëshirës për liri, pavarësi e vetëqeverisje.
Hymni i flamurit nga Fan Noli
O Flamur s hkab I flamur akkx O none e cater I nene e bab Lager me lot djegur me flage Flamur I Kula flamur I zi
Teksti
RedaktoO Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënt e vatr' o nën' e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.
Fortesë shkëmbi, tmerr tirani,
S'të trëmp Romani, as Venecjani,
As Sërb Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli
Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn' e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.
Me Skënderben' u lavdërove
Dhe në furtun' i funtmi u shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekshëm për Liri.
Sa shpesh pastaj per'dhe u shtrive
Me zjarr e zi u ndeze u nxive,
Po çdo mizor me shpat' e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.
Përpjetë pri'e Shqipërinë,
Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ëndrr' e qjell i ri.