Hinokitioli
Stampa:Chembox Footer/tracking
Except where otherwise noted, data are given for materials in their standard state (at 25 °C [77 °F], 100 kPa). | |
Infobox references | |
Hinokitioli (β-thujaplicina)[1] është një monoterpenoid natyral që gjendet në drurin e pemëve të familjes Cupressaceae. Është një derivat i tropoloneve dhe një prej thujaplicinave.[2] Hinokitioli përdoret gjerësisht në produktet e kujdesit dhe trajtimit oral për veprimin e tij me spektër të gjerë anti-viral[3], antimikrobik[4] dhe anti-inflamator[5]. Hinokitioli është një jonofor i zinkut dhe hekurit, për më tepër është aprovuar si një shtesë ushqimore.[6]
Emri i Hinokitiolit e ka origjinën nga fakti se u izolua fillimisht në hinokit tajvanezë në 1936.[7] Në të vërtetë, pothuajse mungon në hinokit japonezë, ndërsa përmbahet në përqendrim të lartë (rreth 0.04% të masës së zemrës së drurit) në Juniperus cedrus, në drurin e kedrit Hiba (Thujopsis dolabrata) dhe në kedrin e kuq perëndimor (Thuja plicata). Mund të nxirret me lehtësi nga druri i kedrit me tretës dhe ultrasonifikim.[8]
Hinokitioli është strukturisht i lidhur me tropolonin, të cilit i mungon zëvendësuesi izopropil. Tropolonet janë agjentë kelatorë të mirënjohur.
Aktiviteti antimikrobik
RedaktoHinokitioli ka një gamë të gjerë veprimesh biologjike, shumë prej të cilave janë eksploruar dhe karakterizuar në literaturë. I pari, dhe më i njohuri, është aktiviteti i fuqishëm antimikrobik kundër shumë baktereve dhe fungeve, pavarësisht nga rezistenca ndaj antibiotikëve.[9][10] Në mënyrë të veçantë, Hinokitioli është treguar të jetë efektiv kundër Streptococcus pneumoniae, Streptococcus mutans dhe Staphylococcus Aureus, patogjenë të zakonshëm njerëzorë.[11][12] Për më tepër, Hinokitioli është treguar se posedon efekte frenuese tek Chlamydia trachomatis dhe mund të jetë klinikisht i dobishëm si një ilaç topikal.[13][14]
Aktiviteti antiviral
RedaktoStudime më të fundit kanë treguar që Hinokitioli demonstron gjithashtu veprim antiviral kur përdoret në kombinim me një kompleks zinku kundër disa viruseve njerëzore duke përfshirë rinovirusin, coxsackievirusin dhe mengovirusin.[15] Kurimi i infeksioneve virale ka potencialin për të korrur përfitim ekonomik madhor dhe duhet të ketë një rëndësi të madhe për institucionet botërore siç është Organizata Botërore e Shëndetit. Duke dëmtuar përpunimin e poliproteinës virale, Hinokitioli pengon replikimin viral - megjithatë, kjo aftësi varet nga disponueshmëria e joneve metalike bivalente, pasi Hinokitioli është një kelator i tyre.[16] Prania e zinkut në kombinim me Hinokitiolin mbështet këto aftësi dhe diskutohet më poshtë.
Veprime të tjera
RedaktoPërveç aktivitetit antimikrobik me spektër të gjerë, Hinokitioli posedon edhe aktivitete anti-inflamatore dhe antitumorale, të karakterizuara në një numër studimesh qelizore in vitro dhe studime të kafshëve in vivo. Hinokitioli pengon markuesit dhe rrugët kyçe inflamatore, të tilla si TNF-a dhe NF-kB, dhe potenciali i tij për trajtimin e sëmundjeve kronike inflamatore ose autoimune po eksplorohet. Hinokitioli u gjet se ushtron citotoksicitet në disa linja qelizash të spikatura të kancerit duke nxitur procese autofagike.[17][18]
Hulumtimi për koronavirusin
RedaktoEfektet e mundshme antivirale të Hinokitiolit lindin nga veprimi i tij si një jonofor zinku. Hinokitioli mundëson futjen e fluksit të joneve të zinkut në qeliza, të cilat pengojnë makinerinë e replikimit të viruseve ARN dhe më pas frenojnë replikimin e virusit.[15] Disa viruse të rendësishme të ARN-së përfshijnë virusin e gripit njerëzor, SARS-in.[19] Jonet e zinkut ishin në gjendje të pengonin ndjeshëm replikimin e viruseve brenda qelizave dhe vërtetuan se veprimi ishte i varur nga fluksi i zinkut. Ky studim është bërë me jonoforin pirition të zinkut, i cili funksionon në mënyrë shumë të ngjashme me Hinokitiolin.[19]
Në kulturat qelizore, hinokitioli pengon rinovirusin njerëzor, coxsackievirusin dhe shumëzimin e mengovirusit. Hinokitioli ndërhyn në përpunimin e poliproteinave virale, duke penguar kështu replikimin e picornavirusit. Hinokitioli pengon replkimin e picornaviruseve duke dëmtuar përpunimin e poliproteinës virale dhe aktiviteti antiviral i hinokitiolit varet nga disponueshmëria e joneve të zinkut.[20]
Jonofor i hekurit
RedaktoHinokitioli është treguar që rivendos prodhimin e hemoglobinës te brejtësit. Hinokitioli vepron si një jonofor i hekurit për të kanalizuar hekurin në qeliza,[21][22] duke rritur nivelin e hekurit brendaqelizor. Përafërsisht 70% e hekurit tek njerëzit përmbahet brenda qelizave të kuqe të gjakut dhe konkretisht në proteinën e hemoglobinës. Hekuri është thelbësor për pothuajse të gjithë organizmat e gjallë, dhe është element kritik i disa funksioneve anatomike, siç është sistemi i transportit të oksigjenit, sinteza e acidit deoksiribonukleik (ADN) dhe transporti i elektroneve. Mungesa e hekurit mund të çojë në çrregullime të gjakut siç është anemia, e cila mund të të jetë dukshëm e dëmshme për performancën fizike dhe mendore.[23]
Sinergjizmi i zinkut
RedaktoHinokitioli është një jonofor i zinkut dhe kjo aftësi besohet se pengon replikimin viral. Shkurt, si një jonofor zinku, Hinokitioli ndihmon në transportimin e molekulave në qeliza përmes një membrane plazmatike ose membrane brendaqelizore, duke rritur kështu përqendrimin brendaqelizor të molekulës së specifikuar (p.sh. zink). Prandaj, duke përfituar nga vetitë antivirale të zinkut, në kombinim me Hinokitiolin, marrja e zinkut mund të përshpejtohet.[24]
Hulumtimi për kancerin
RedaktoNë kulturat e qelizave dhe studimet e kafshëve, hinokitioli është treguar se pengon metatezën[25][26] dhe ka efekte anti-proliferative në qelizat kancerogjene.[27][28][29][30][31][32]
Mungesa e zinkut
RedaktoMungesa e zinkut është demonstruar në disa qeliza kanceroze dhe kthimi i niveleve optimale të zinkut brendaqelizor mund të çojë në frenimin e rritjes së tumorit. Hinokitioli është një jonofor zinku i dokumentuar, megjithatë kërkohet më shumë hulumtim në këtë kohë për të përcaktuar përqendrimet efektive të metodave të shpërndarjes për Hinokitiolin dhe zinkun.
- "Efektet e zinkut dietik në rritjen e melanomës dhe metastazat eksperimentale..."[33]
- “Mungesa e zinkut dietik nxit zhvillimin e kancerit të ezofagut duke shkaktuar një përgjigje të veçantë inflamatore..."[34]
- "Lidhja ndërmjet niveleve në serum të zinkut dhe kancerit të mushkërive: një meta-analizë e studimeve vëzhguese..."[35]
- “Progresi i hulumtimit mbi marrëdhëniet midis mungesës së zinkut, mikro ARN-ve përkatëse dhe karcinomës së ezofagut...”[36]
Produktet që përmbajnë Hinokitiol
RedaktoHinokitioli është përdorur gjerësisht në një gamë të produkteve të konsumit, përfshirë: kozmetikë, pasta dhëmbësh, spraj oralë, krem dielli dhe në rritjen e flokëve. Një nga markat kryesore në shitjen e produkteve të konsumit me hinokitiol është Hinoki Clinical. Hinoki Clinical (themeluar më 1956) u krijua menjëherë pasi filloi "nxjerrja e parë industriale e hinokitiolit" në 1955.[37] Hinoki, aktualisht ka mbi 18 lloje produktesh të ndryshme me hinokitiol si përbërës. Një markë tjetër, konkretisht, 'Relief Life',[38] ka arritur mbi një milion shitje me pastat e dhëmbëve të tyre ‘Dental Series’ që përmbajnë hinokitiol.[39] Prodhues të tjerë të njohur të produkteve me bazë hinokitiol përfshijnë Otsuka Pharmaceuticals, Kobayashi Pharmaceuticals, Taisho Pharmaceuticals, SS Pharmaceuticals. Përveç Azisë, kompani të tilla si Swanson Vitamins® janë duke filluar përdorimin e hinokitiolit në produktet e konsumit në tregje të tilla si SH.B.A.[40] dhe Australi[41] si një serum anti-oksidues dhe në përpjekje të tjera. Në vitin 2006, hinokitioli u kategorizua në Listën e Substancave të Brendshme (Domestic Substances List) në Kanada si jo-persistent, jo bioakumulues dhe jo toksik për organizmat ujorë.[42]
Environmental Working Group (EWG) ose Grupi Mjedisor i Punës, një grup amerikan aktivist, i ka kushtuar një faqe përbërësit hinokitiol duke treguar që është 'rrezik i ulët' në fusha si "Alergjia & Imunotoksiciteti", "Kanceri" dhe "Toksiciteti zhvillimor dhe riprodhues"[43] duke i dhënë Hinokitiolit një pikëzim prej 1-2. Në kontrast me pikëzimin e Hinokitiolit, Propilparabeni, një përbërës që ende shitet në pastrues të ndryshëm të gojës, shfaq toksicitet të madh dhe shqetësime të rrezikshme. Propilparabeni është vlerësuar nga Komisioni Evropian për Çrregullimin e Hormoneve si një çrregullues endokrin i njeriut përveç shqetësimeve të tjera,[44] duke e lënë atë në një vlerësim prej 4-6 në faqen e internetit të EWG-së.
Dr. ZinX
RedaktoMë 2 Prill 2020, Advance Nanotek,[45] një prodhues australian i oksidit të zinkut, paraqiti një kërkesë për patentë të përbashkët me AstiVita Limited,[46] për një përbërje anti-virale që përfshin produkte të ndryshme të kujdesit oral[47] që përmbajnë hinokitiol si një përbërës jetik. Marka që tani është duke përfshirë këtë shpikje të re quhet Dr ZinX dhe ka të ngjarë të lëshojë kombinimin e saj Zinc + Hinokitiol në vitin 2020.[48][49] Më 18 maj 2020, Dr ZinX publikoi rezultatet e testit për një "Test sasior të suspensionit për vlerësimin e aktivitetit virucid në zonën mjekësore"[50][51] duke kthyer një ulje prej "3.25 log" (ulje 99.9%) për një përqendrim të pastër në 5 minuta kundër surrogatit të COVID-19 Feline Coronavirus.[52] Zinku është një suplement dietik thelbësor dhe një element gjurmë në trup. Në nivel global vlerësohet se 17.3% e popullsisë ka konsum të papërshtatshëm të zinkut.[53][54]
Një e ardhme premtuese
RedaktoDuke filluar nga vitet 2000, studiuesit pranuan që hinokitioli mund të kishte vlerë si një produkt farmaceutik, veçanërisht për frenimin e bakterit Chlamydia trachomatis.
Kimisti Martin Burke dhe kolegët e tij në Universitetin e Illinois në Urbana-Champaign dhe në institucione të tjera zbuluan një përdorim të konsiderueshëm mjekësor për hinokitiolin. Qëllimi i Burke ishte të kapërcejë transportin e çrregullt të hekurit te kafshët. Pamjaftueshmëria e disa proteinave mund të çojë në mungesë hekuri në qeliza (anemi) ose efekt të kundërt, hemokromatozë.[55] Duke përdorur si surrogate kulturat e majave të varfëruara nga gjenet, studiuesit ekzaminuan një bibliotekë të biomolekulave të vogla për shenja të transportit të hekurit dhe për pasojë, të rritjes së qelizave. Hinokitioli u shfaq si ai që rivendoste funksionimin e qelizave. Puna e mëtejshme nga ekipi përcaktoi mekanizmin me të cilin hinokitioli rikthen ose zvogëlon hekurin qelizor.[56] Më pas ata e kaluan studimin e tyre te gjitarët dhe zbuluan se kur brejtësit, të cilët ishin inxhinierizuar për të mos patur “proteina hekuri”, ushqeheshin me hinokitiol, ata rifitonin marrjen e hekurit në zorrë. Në një studim të ngjashëm mbi peshkun zebër, molekula rivendosi prodhimin e Hemoglobinës.[57] Një koment për punën e Burke et al., e quajti hinokitiolin "molekula e Njeriut të Hekurt". Kjo është e përshtatshme/ironike sepse emri i zbuluesit Nozoe mund të përkthehet në anglisht si "njeri i hekurt".
Hulumtime të rëndësishme janë realizuar edhe në aplikimet orale të Hinokitiolit duke patur parasysh kërkesën e shtuar për produkte orale me bazë Hinokitiol. Një studim i tillë, i lidhur me 8 institucione të ndryshme në Japoni, me titull: "Aktiviteti Antibakterial i Hinokitiolit Kundër Baktereve Patologjike Antibiotik-Rezistente dhe Jorezistente të Pranueshme që Predominojnë në Kavitetin Oral dhe Rrugët Respiratore të Sipërme" arritën në përfundimin se "hinokitiol shfaq aktivitet antibakterial kundër një spektri të gjerë të baktereve patogjene dhe ka citotoksicitet të ulët ndaj qelizave epiteliale të njeriut."[12]
- ^ β-Thujaplicin at Sigma-Aldrich
- ^ Chedgy RJ, Lim YW, Breuil C (May 2009). "Effects of leaching on fungal growth and decay of western redcedar". Canadian Journal of Microbiology. 55 (5): 578–86. doi:10.1139/W08-161. PMID 19483786.
- ^ Krenn BM, Gaudernak E, Holzer B, Lanke K, Van Kuppeveld FJ, Seipelt J (January 2009). "Antiviral activity of the zinc ionophores pyrithione and hinokitiol against picornavirus infections". Journal of Virology. 83 (1): 58–64. doi:10.1128/JVI.01543-08. PMC 2612303. PMID 18922875.
- ^ Inamori Y, Shinohara S, Tsujibo H, Okabe T, Morita Y, Sakagami Y, et al. (September 1999). "Antimicrobial activity and metalloprotease inhibition of hinokitiol-related compounds, the constituents of Thujopsis dolabrata S. and Z. hondai MAK". Biological & Pharmaceutical Bulletin. 22 (9): 990–3. doi:10.1248/bpb.22.990. PMID 10513629.
- ^ Ye J, Xu YF, Lou LX, Jin K, Miao Q, Ye X, Xi Y (July 2015). "Anti-inflammatory effects of hinokitiol on human corneal epithelial cells: an in vitro study". Eye. 29 (7): 964–71. doi:10.1038/eye.2015.62. PMC 4506343. PMID 25952949.
- ^ "Stress Check System". Health evaluation and promotion. 43 (2): 299–303. 2016. doi:10.7143/jhep.43.299. ISSN 1347-0086.
- ^ Murata I, Itô S, Asao T (December 2012). "Tetsuo Nozoe: chemistry and life". Chemical Record. 12 (6): 599–607. doi:10.1002/tcr.201200024. PMID 23242794.
- ^ Chedgy RJ, Daniels CR, Kadla J, Breuil C (2007). "Screening fungi tolerant to Western red cedar (Thuja plicata Donn) extractives. Part 1. Mild extraction by ultrasonication and quantification of extractives by reverse-phase HPLC". Holzforschung. 61 (2): 190–194. doi:10.1515/HF.2007.033.
- ^ Shih YH, Chang KW, Hsia SM, Yu CC, Fuh LJ, Chi TY, Shieh TM (June 2013). "In vitro antimicrobial and anticancer potential of hinokitiol against oral pathogens and oral cancer cell lines". Microbiological Research. 168 (5): 254–62. doi:10.1016/j.micres.2012.12.007. PMID 23312825.
- ^ Morita Y, Sakagami Y, Okabe T, Ohe T, Inamori Y, Ishida N (September 2007). "The mechanism of the bactericidal activity of hinokitiol". Biocontrol Science. 12 (3): 101-10. doi:10.4265/bio.12.101. PMID 17927050.
- ^ Wang TH, Hsia SM, Wu CH, Ko SY, Chen MY, Shih YH, et al. (2016-09-28). "Evaluation of the Antibacterial Potential of Liquid and Vapor Phase Phenolic Essential Oil Compounds against Oral Microorganisms". PloS One. 11 (9): e0163147. Bibcode:2016PLoSO..1163147W. doi:10.1371/journal.pone.0163147. PMC 5040402. PMID 27681039.
- ^ a b Jump up to:a b Domon H, Hiyoshi T, Maekawa T, Yonezawa D, Tamura H, Kawabata S, et al. (June 2019). "Antibacterial activity of hinokitiol against both antibiotic-resistant and -susceptible pathogenic bacteria that predominate in the oral cavity and upper airways". Microbiology and Immunology. 63 (6): 213–222. doi:10.1111/1348-0421.12688. PMID 31106894.
- ^ Yamano H, Yamazaki T, Sato K, Shiga S, Hagiwara T, Ouchi K, Kishimoto T (June 2005). "In vitro inhibitory effects of hinokitiol on proliferation of Chlamydia trachomatis". Antimicrobial Agents and Chemotherapy. 49 (6): 2519–21. doi:10.1128/AAC.49.6.2519-2521.2005. PMC 1140513. PMID 15917561.
- ^ Chedgy R (2010). Secondary metabolites of Western red cedar (Thuja plicata): their biotechnological applications and role in conferring natural durability. LAP Lambert Academic Publishing. ISBN 978-3-8383-4661-8.
- ^ a b Jump up to:a b Krenn BM, Gaudernak E, Holzer B, Lanke K, Van Kuppeveld FJ, Seipelt J (January 2009). "Antiviral activity of the zinc ionophores pyrithione and hinokitiol against picornavirus infections". Journal of Virology. 83 (1): 58–64. doi:10.1128/JVI.01543-08. PMC 2612303. PMID 18922875.
- ^ Krenn, B. M.; Gaudernak, E.; Holzer, B.; Lanke, K.; Van Kuppeveld, F. J. M.; Seipelt, J. (January 2009). "Antiviral Activity of the Zinc Ionophores Pyrithione and Hinokitiol against Picornavirus Infections". Journal of Virology. 83 (1): 58–64. doi:10.1128/JVI.01543-08. ISSN 0022-538X. PMC 2612303. PMID 18922875.
- ^ Lee TB, Jun JH (2019-06-30). "Can Hinokitiol Kill Cancer Cells? Alternative Therapeutic Anticancer Agent via Autophagy and Apoptosis". Korean Journal of Clinical Laboratory Science. 51 (2): 221–234. doi:10.15324/kjcls.2019.51.2.221.
- ^ Jayakumar T, Liu CH, Wu GY, Lee TY, Manubolu M, Hsieh CY, et al. (March 2018). "Hinokitiol Inhibits Migration of A549 Lung Cancer Cells via Suppression of MMPs and Induction of Antioxidant Enzymes and Apoptosis". International Journal of Molecular Sciences. 19 (4): 939. doi:10.3390/ijms19040939. PMC 5979393. PMID 29565268.
- ^ a b Jump up to:a b c te Velthuis AJ, van den Worm SH, Sims AC, Baric RS, Snijder EJ, van Hemert MJ (November 2010). "Zn(2+) inhibits coronavirus and arterivirus RNA polymerase activity in vitro and zinc ionophores block the replication of these viruses in cell culture". PLoS Pathogens. 6 (11): e1001176. doi:10.1371/journal.ppat.1001176. PMC 2973827. PMID 21079686.
- ^ Krenn BM, Gaudernak E, Holzer B, Lanke K, Van Kuppeveld FJ, Seipelt J (January 2009). "Antiviral activity of the zinc ionophores pyrithione and hinokitiol against picornavirus infections". Journal of Virology. 83 (1): 58–64. doi:10.1128/jvi.01543-08. PMC 2612303. PMID 18922875.
- ^ Grillo AS, SantaMaria AM, Kafina MD, Cioffi AG, Huston NC, Han M, et al. (May 2017). "Restored iron transport by a small molecule promotes absorption and hemoglobinization in animals". Science. 356 (6338): 608–616. doi:10.1126/science.aah3862. PMC 5470741. PMID 28495746.
- ^ Service RF (2017-05-11). "Iron Man molecule restores balance to cells". Science. AAAS. doi:10.1126/science.aal1178.
- ^ Abbaspour N, Hurrell R, Kelishadi R (February 2014). "Review on iron and its importance for human health". Journal of Research in Medical Sciences. 19 (2): 164–74. PMC 3999603. PMID 24778671.
- ^ "Ionophores - an overview | ScienceDirect Topics". www.sciencedirect.com. Retrieved 2020-06-25.
- ^ Jayakumar T, Liu CH, Wu GY, Lee TY, Manubolu M, Hsieh CY, et al. (March 2018). "Hinokitiol Inhibits Migration of A549 Lung Cancer Cells via Suppression of MMPs and Induction of Antioxidant Enzymes and Apoptosis". International Journal of Molecular Sciences. 19 (4). doi:10.3390/ijms19040939. PMC 5979393. PMID 29565268.
- ^ "Hinokitiol reduces tumor metastasis by inhibiting heparanase via extracellular signal-regulated kinase and protein kinase B pathway". www.medsci.org. Retrieved 2020-06-17.
- ^ Lee TB, Jun JH (2019-06-30). "Can Hinokitiol Kill Cancer Cells? Alternative Therapeutic Anticancer Agent via Autophagy and Apoptosis". The Korean Journal of Clinical Laboratory Science. 51 (2): 221–234. doi:10.15324/kjcls.2019.51.2.221.
- ^ Tu DG, Yu Y, Lee CH, Kuo YL, Lu YC, Tu CW, Chang WW (April 2016). "Hinokitiol inhibits vasculogenic mimicry activity of breast cancer stem/progenitor cells through proteasome-mediated degradation of epidermal growth factor receptor". Oncology Letters. 11 (4): 2934–2940. doi:10.3892/ol.2016.4300. PMC 4812586. PMID 27073579.
- ^ Zhang G, He J, Ye X, Zhu J, Hu X, Shen M, et al. (March 2019). "β-Thujaplicin induces autophagic cell death, apoptosis, and cell cycle arrest through ROS-mediated Akt and p38/ERK MAPK signaling in human hepatocellular carcinoma". Cell Death & Disease. 10 (4): 255. doi:10.1038/s41419-019-1492-6. PMID 30874538.
- ^ Huang CH, Jayakumar T, Chang CC, Fong TH, Lu SH, Thomas PA, et al. (September 2015). "Hinokitiol Exerts Anticancer Activity through Downregulation of MMPs 9/2 and Enhancement of Catalase and SOD Enzymes: In Vivo Augmentation of Lung Histoarchitecture". Molecules. 20 (10): 17720–34. doi:10.3390/molecules201017720. PMID 26404213.
- ^ Lee, Tae-Bok; Seo, Eun-Ju; Lee, Ji-Yun; Jun, Jin Hyun (2018-12-01). "Synergistic Anticancer Effects of Curcumin and Hinokitiol on Gefitinib Resistant Non-Small Cell Lung Cancer Cells". Natural Product Communications. 13 (12): 1934578X1801301223. doi:10.1177/1934578X1801301223.
- ^ Shih YH, Chang KW, Hsia SM, Yu CC, Fuh LJ, Chi TY, Shieh TM (June 2013). "In vitro antimicrobial and anticancer potential of hinokitiol against oral pathogens and oral cancer cell lines". Microbiological Research. 168 (5): 254–62. doi:10.1016/j.micres.2012.12.007. PMID 23312825.
- ^ Murray, Michael J.; Erickson, Kent L.; Fisher, Gerald L. (1983-12-01). "Effects of dietary zinc on melanoma growth and experimental metastasis". Cancer Letters. 21 (2): 183–194. doi:10.1016/0304-3835(83)90206-9. ISSN 0304-3835.
- ^ Taccioli C, Chen H, Jiang Y, Liu XP, Huang K, Smalley KJ, et al. (October 2012). "Dietary zinc deficiency fuels esophageal cancer development by inducing a distinct inflammatory signature". Oncogene. 31 (42): 4550–8. doi:10.1038/onc.2011.592. PMID 22179833.
- ^ Wang Y, Sun Z, Li A, Zhang Y (May 2019). "Association between serum zinc levels and lung cancer: a meta-analysis of observational studies". World Journal of Surgical Oncology. 17 (1): 78. doi:10.1186/s12957-019-1617-5. PMC 6503426. PMID 31060563.
- ^ Liu CM, Liang D, Jin J, Li DJ, Zhang YC, Gao ZY, He YT (November 2017). "Research progress on the relationship between zinc deficiency, related microRNAs, and esophageal carcinoma". Thoracic Cancer. 8 (6): 549–557. doi:10.1111/1759-7714.12493. PMC 5668500. PMID 28892299.
- ^ "Hinoki Clinical History". Hinoki Clinical. Retrieved 19 May2020.
- ^ "Real Life Product Line". Anshin Tsuuhan. Retrieved 19 May 2020.
- ^ "Dental Series Product Page". Rakuten. Retrieved 19 May 2020.
- ^ "Antioxidant Serum". Swanson Vitamins US. Retrieved 19 May 2020.
- ^ "Antioxidant Serum AU". Swanson Vitamins Australia. Retrieved 19 May 2020.
- ^ Secretariat, Treasury Board of Canada; Secretariat, Treasury Board of Canada. "Detailed categorization results of the Domestic Substances List - Open Government Portal". open.canada.ca. Retrieved 2020-06-17.
- ^ "EWG Skin Deep® | What is HINOKITIOL". EWG. Retrieved 2020-06-17.
- ^ "EWG Skin Deep® | What is PROPYLPARABEN". EWG. Retrieved 2020-06-26.
- ^ "Advance NanoTek | Zinc Oxide Powder". Advance NanoTek. Retrieved 2020-05-20.
- ^ "Health And Beauty | AstiVita". Health And Beauty | AstiVita. Retrieved 2020-05-20.
- ^ "IP Australia: AusPat". Australian Government - IP Australia. Retrieved 2020-05-20.
- ^ "Patent Update AstiVita" (PDF). Australian Stock Exchange. 20 May 2020.
- ^ "Zinc + Hinokitiol". Dr ZinX. Retrieved 2020-05-20.
- ^ Barrett M (18 May 2020). "AstiVita - Testing Results for Dr Zinx Zinc + Hinokitiol Combination" (PDF). ASX (Australian Stock Exchange). Retrieved 20 May 2020.
- ^ Barrett M (18 May 2020). "Dr ZinX Test Results". Dr Zinx Oral Spray. Retrieved 20 May 2020.
- ^ Administration, Australian Government Department of Health Therapeutic Goods (2020-05-07). "Surrogate viruses for use in disinfectant efficacy tests to justify claims against COVID-19". Therapeutic Goods Administration (TGA). Retrieved 2020-05-20.
- ^ Wessells KR, Brown KH (2012-11-29). "Estimating the global prevalence of zinc deficiency: results based on zinc availability in national food supplies and the prevalence of stunting". PloS One. 7 (11): e50568. Bibcode:2012PLoSO...750568W. doi:10.1371/journal.pone.0050568. PMC 3510072. PMID 23209782.
- ^ Ervin RB, Kennedy-Stephenson J (November 2002). "Mineral intakes of elderly adult supplement and non-supplement users in the third national health and nutrition examination survey". The Journal of Nutrition. 132 (11): 3422–7. doi:10.1093/jn/132.11.3422. PMID 12421862.
- ^ "Hinokitiol". American Chemical Society. Retrieved 2020-05-20.
- ^ Grillo AS, SantaMaria AM, Kafina MD, Cioffi AG, Huston NC, Han M, et al. (May 2017). "Restored iron transport by a small molecule promotes absorption and hemoglobinization in animals". Science. 356 (6338): 608–616. Bibcode:2017Sci...356..608G. doi:10.1126/science.aah3862. PMC 5470741. PMID 28495746.
- ^ Service RF (May 2017). "Iron Man molecule restores balance to cells". Science Magazine. AAAS. Retrieved 2020-05-20.