Hipnosi
Në Politeizmin Helen, Hypnos (Ὕπνος) është personifikimi dhe zoti i gjumit. Ekuivalenti i tij romak njihet si Somnus (gjumi, nga i cili rrjedh fjala somnambul).
[1] Hypnos jetonte në një shpellë, rezidenca e së cilës nuk shihte as lindjen, as perëndimin e diellit, as nuk shihte "mesditën diellore". Në hyrje ishin një numër i madh lulekuqesh dhe bimë të tjera hipnotike (vetë fjala hipnozë vjen nga Hypnosi). Banesa e tij nuk kishte derë as portë që të mos zgjohej nga kërcitja e tyre. Lumi Lethe, në botën e nëndheshme, rridhte nëpër shpellën e tij. Ky lum njihet si lumi i harresës. Hypnos jetonte pranë vëllait të tij binjak, Thanatos (personifikim i vdekjes) në botën e nëndheshme.[2] Nëna e Hypnosit është Niksi (Νύξ), hyjnia e Natës, dhe babai i tij është Erebus, hyjnia e Errësirës. Niks është një perëndeshë e tmerrshme dhe e fuqishme, madje edhe Zeusi kishte frikë të hynte në mbretërinë e saj. Gruaja e tij, Pasithea, është një nga Hijeshitë (Graces) më të reja dhe i ishte premtuar nga Hera, e cila ishte perëndeshë e martesës dhe e lindjes. Pasithea është hyjnesha e halucinacioneve ose relaksimit. Tre djemtë e Hypnosit njihen si Oneiroi, që në greqisht do të thotë "ëndrrat". Morfeus ishte zoti me flatra i ëndrrave dhe mund të merrte formën njerëzore në ëndrra. Fobetori ishte personifikimi i maktheve dhe krijonte ëndrra të frikshme, ai mund të merrte formën e çdo kafshe duke përfshirë arinjtë dhe tigrat. Fantasos ishte i njohur për krijimin e ëndrrave të rreme plot iluzione. Morfeus, Fobetori dhe Faantasos shfaqeshin në ëndrrat e mbretërve. Oneiroët jetonin në një shpellë në brigjet e Oqeanit në perëndim. Shpella kishte dy porta me të cilat u dërgonin njerëzve ëndrrat; njëra prej fildishi dhe tjetra nga briri të drerit. Megjithatë, para se të mund të bënin punën e tyre dhe të dërgonin ëndrrat, së pari Hypnos duhej të vinte në gjumë marrësin e tyre.[3]