Historia e Indisë
Historia e Indisë
India është djepi i një ndër civilizimeve më të përparuara në botë. Ngritjet dhe zbritjet e Perandorive në këtë vend janë bërë shumë më para se në Evropë. Mongolët ishin të parët që e pushtuan Indinë. Portugezët ishin Evropianët e parë që arritën në Indi, Vasco De Gama në vitin 1498 arriti në brigjet e Kerala's, dhe Portugezët arritën të sundojnë tregtinë Portugali-Indi.[1]
Pushtimi Anglez
RedaktoNë vitin 1612 Anglezët kolonialist, filluan fazën e pushtimit duke hapur një Qendër Tregtare në Indi. Më pas më 1640 u hap Qendra Tregtare në Madras, më 1668 në Bombaj dhe në vitin 1690 në Kalkutë. Ndërsa Qendra Tregtare e parë Franceze në Indi është formuar në Pondicherry.[2]
Në vitin 1803 i gjithë rajoni i Indisë ishte nën pushtimin Angle, përveç Punjab'it. Anglezët vazhduan traditën Mongole të qeverisjes, dhe vazhduan Ideologjinë Mongole, që Indinë e shihnin vetëm si vend "që fitohet para". Dhe bazuar në këtë parim kultura dhe tradita Hinduse nuk ishin të rëndësishëm për ta. Për Anglezët ishin të rëndësishëm se si skllevërit Indiane e kryenin detyrat e tyre që u përcaktoheshin nga Anglezët.
Po ashtu, Anlgezët krijuan Partinë e Kongresit, për të bërë të mundur që Indianët të bëjnë qeverisjen e vendit. Por Partia e Kongresit luajti rol në rritjen e rezistencës anti-imperialiste, dhe u shëndrua në një strukturë revolucionare.
Mahatma Gandhi
RedaktoMahatma Gandhi (Gujarati: મોહનદાસ કરમચંદ ગાંધી) lindi më 2 tetor 1869, dhe vdiq më 30 janar 1948. Është prijësi politik dhe shpirtëror të Indisë, dhe lëvizjes çlirimtare të Indisë. Në vitin 1915 u kthye në Indi nga Afrika e Jugut. Ishte simpatizues i lëvizjeve çlirimtare që ishin përhapur në këto vite. Formoi rezistencën kundër anglezëve pasi anglezët në Amritsar mblodhën civilët dhe e masakruan ato. Ka përdorur rezistencë pasive. Ka korrur sukses vetëm e vetëm duke bojkotuar shpërndarjen e padrejtë të kripës, dhe duke bojkotuar produktet e tekstilit anglez. Nëse nuk do të ishte parimi i Gandhit " Krijimi i Unitetit Pa Përdorimin e Forcës", atëherë lufta e pavarësisë vetëm do të realizohej me gjakderdhje tē pa parashikuar.
Pavarësia
RedaktoMe përfundimin e Luftës së Dytë Botërore u saktësua Pavarësimi i Indisë. Por, Partia e Kongresit refuzoi njohjen e Unitetit Islamik në Indi, dhe nuk e pranoi idenë e tyre për krijimin e një shteti të Pavarur të Pakistanit. Lideri i Unitetit Islamik Ali Cinnah përfaqësonte minoritetin mysliman në Indi që ishin tejet të dëshpëruar, ndërsa lideri i Partisë së Kongresit Mahatma Gandhi reflektonte mendimet e shumicës Hindu.[3] Cinnah kishte qëndrimin pa kompromis "India ose do të ndahet në dy, ose do të shkatërrohet tërësisht". Me këtë qëndrim të fortë nuk i mbetën shumë gjëra Anglezëve dhe Partisë së Kongresit për të bërë. Në fillim të vitit 1946 qindra njerëz të të dyja paleve vriteshin, u bënin masakra dhe shteti me shpejtësi shkonte në një luftë civile. Me shpalljen e "Dita e veprimeve të drejtpërdrejtë" nga ana e Unitetit Islamik në gusht të vitit 1946, në Kalkutë u bë masakra etnike kundër adhuruesve të besimit Hindu. Menjëherë pas kësaj Hindu't filluan hakmarrjen. Anglezët me të parë që nuk do të munden të ndalojnë ngjarjet që ndodhnin, vendosën të largohen nga India. Në qershor të vitit 1948 India fitoi Pavarësinë.
Referime
Redakto- ^ "Sipas Hindistan Tarihit". Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2017. Marrë më 5 nëntor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Hindistan Tarihi". Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2017. Marrë më 5 nëntor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Hindistan Tarihi". Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2017. Marrë më 5 nëntor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)