Qytetërimi korean është një nga qytetërimet më të lashta të botës.[1] Gjetjet arkeologjike tregojnë se Gadishulli Korean u popullua qysh në periudhën e paleolitit të poshtëm.[2][3] Historia koreane fillon me themelimin e shtetit Kogjoson më 2333 p.K. nga prijësit legjendar Tangun. Që nga bashkimi i tri mbretërive të Koresë më 668 e.s., gadishulli u sundua si një vend i vetëm nga dinastitë vendëse Silla, Gorjo dhe Çoson, duke i bërë ballë sulmeve të shumta kineze e japoneze. Perandoria Koreane u shpërbë më 1910, kur vendi u aneksua nga Japonia. Pas çlirimit dhe okupimit nga forcat sovjetike dhe amerikane në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, gadishulli u nda në Korenë e Veriut dhe të Jugut. Kjo e fundit u shpall shtet demokratik më 1948, ndonëse zgjedhje të lira e demokratike u zhvilluan deri në vitin 1987.

Gyeongbokgung, 1395

Pas pushtimit të Koresë së Jugut nga Veriu më 25 qershor 1950, lufta pasuese mes dy Koreve përfundoi me një armëpushim të papërshtatshëm dhe që nga ajo kohë kufiri mes dy vendeve është më i fortifikuari në botë.[4] Pas luftës, ekonomia jugkoreane u rrit dukshëm dhe vendi ka arritur të bëhet një nga ekonomitë më të fuqishme në botë,[5] demokraci e plotë dhe fuqi rajonale në Azinë Lindore.

Koreja e Jugut është republikë presidenciale, e ndarë në 16 njësi administrative, dhe vend i zhvilluar me standard të lartë të jetesës. Është ekonomia e katërt më e madhe në Azi dhe e 13-ta në botë sipas barazisë së fuqisë blerëse.[6] Ekonomia është e orientuar ndaj eksportit, me prodhim të përqendruar në elektronikë, automobila, anije, makineri, petrokemikale dhe robotikë. Korea e Jugut është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe ekonomive të G-20-shes. Është gjithashtu anëtare themeluese e Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC) dhe Samitit të Azisë Lindore.

Referime

Redakto
  1. ^ Museo Real de Ontario (2005). "Gallery of Korea". ROM.on.ca (në anglisht). Marrë më 19 qershor 2010.
  2. ^ "Ancient civilizations". Rom.on.ca. Marrë më 25 prill 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "OPM.go.kr". Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2008. Marrë më 5 nëntor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Koreas agree to military hotline - Jun 4, 2004". Edition.cnn.com. 4 qershor 2004. Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2009. Marrë më 18 shkurt 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "South Korea :: Economic and social developments". Encyclopædia Britannica. Marrë më 18 shkurt 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Banco Mundial (2009). "Gross domestic product 2008, PPP" (PDF). World Bank.org (në anglisht). Marrë më 19 qershor 2010.

Lidhje të jashtme

Redakto