Historia e kampionateve të Shqipërisë 1950-1954, Libri 4

Historia e kampionateve të Shqipërisë 1950-1954, Libri 4 Historia e futbollit me Autor Besnik Dizdari. Shtëpia botuese: "Futbolli Shqiptar Magazine". Viti i botimit 2005, faqet e librit 200. ISBN 99943-780-1-5

Në këtë vëllim janë paraqitur dy skuadrat më të forta të kohës: Dinamo dhe Partizani, të cilat kanë pasur një përngjasim të rrallë ndërmjet tyre. Të dyja skuadrat kishin të njëjtën etje për të fituar, të njejtat qëllime dhe të njëjtin ndërtim. Për 10 vite ato kanë mbajtur të gjithë peshën e futbollit shqiptar duke fituar 6 kampionate Dinamo dhe 4 të tilla Partizani.