Historia e marrëdhënieve të jashtme të Kosovës

Deri me kalimin e "çështjes" nga OKB në Grupin e Kontaktit marrëdhëniet e jashtme nuk kanë qene nën kompetencat e IPVQ-ve por kompetencë e rezervuar e UNMIK-ut gjegjësisht të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (PSSP-së).

Gjate kohës se përfaqësimit te interesave te Kosovës në boten e jashtme UNMIK-u ka lëshuar dokumente të udhëtimit të cilat janë njohur nga më se 100 shtete të botës. Mirëpo këto dokumente udhëtimi në territorin e Serbisë asnjëherë nuk kane pasur ligjshmëri, ndërsa në territorin e Malit Zi me kalimin e kohës dhe sidomos me prezantimin e interesave te Kosovës nga IPVQ-ja gjendja ka ndryshuar, perderi sa në fillim ato nuk pranoheshin në vitet 2006-2007 janë pranuar në shkalle te larte sidomos në sezonin verore. Qe nga viti 2000, Kosova ka nënshkruar disa marrëveshje, kryesisht ekonomike, me vendet e Ballkanit.

Marrja e kompetencave nga UNMIKU në marramendjet e jashtme nuk mund te shihet në një pike te prere. Mirëpo politika e zhvilluar e kryetarit dhe kryeministrit si dhe grupit te unitetit le te kuptohet se marrja e kompetencave ka ndodhur edhe përkundër faktit që nuk ka ndonjë akt publik në ketë drejtim.

Problemi me Republikën e Serbisë edhe me tutje mbetet i hapur pasi që qeveria e saj ka ende tendenca aneksimi te Kosovës. Për dallim nga data e kalimit te çështjes nga OKB-ja popullsia e Serbisë edhe përkundër disa paralajmërimeve nga gazetat nen ndikimin nacionalist për ndarje e politika tjera te futjes se pasigurisë, është me mire e informuar për situatën reale dhe për nevojën e njohjes se shtetit te Kosovës.