Historia e shpikjeve kinematografike
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Hyrja
RedaktoMendohet se kinematografia është zbuluar në naten e 13 janarit 1895, nga fabrikanti nga Lioni, Lui Zhan Lumier(Louis Jean Lumiere). Këtij zbulimi i kanë paraprirë plejada të tëra të shpikësve të vegjël e të mëdhenjë dhe eksperimentues të ndryshem. Në vitin 1895 është patentuar shpikja me numrin 254032 me emrin "Kinetoscop de (en)projection", emër i cili më vonë është zëvendësuar me "Cinematographe" të cilin e mban edhe sot. Kjo ishte një makinë e vogël, e thjeshtë, transmetuese e cila njëherësh ka shërbyer për xhirimin, kopjimin dhe shfaqjen e filmave. Të gjitha zgjidhjet teknike të cilat janë paramenduar atëherë nuk kanë ndryshuar deri më sot.
Kronofotografia
RedaktoAi që i pari e vuri në përdorim kronofotografinë për qëllime të kërkimeve shkencore qe Pierr Jansen, astronomi francez me origjinë norvegjeze. Ai në vitin 1874 e konstruktoi revolen e tij të njohur fotografike. Ky ishte një aparat jo i rëndomtë, që më tepër i gjasonte topit sesa revoles, por me ndihmën e tij Jansen me sukses e kishte gjiruar kalimin e planetit Venera rreth orbitës së Diellit në një seri fotografishë të sistemuara rreth skajeve të pllakës së rrumbullakët fotografike. Fiziologu Etien Zhyl Marej në vitin 1888 ne Paris e zëvendësojë pllakën e rrumbullaket fotografike me shiritin e letres. Kete tip te letres e kishte lëshuar në qarkullim kompania "Estman" për aparatin fotografik "Kodak".
Lindja e filmit
RedaktoShumë historian konsiderojnë se vëllezërve Lumier u përket ekskluzivisht lavdia e shpikjes teknike. Mirëpo pikerisht këta i kanë xhiruar edhe reportazhet e para(Arritja e trenit në stacion-"L'arrive du tren en gare"), filmat e parë të luajtur(L'arroseur-arrosse)bile edhe filmin e parë familjar "Le repas de bebe" - "Mengjesi i foshnjave". Pra është e qart se meritat e tyre për kinematografinë e sotme nuk kanë ngelur vetëm në nivel të zbulimeve teknike.
Kamermani i parë në ballkan
RedaktoKamermani i parë në ballkan ishte Milton Manaki, i cili u lind me 9 shtator 1882 në fshatin Avdela afër qytetit Konicë. Më 1905 M.Manaki u vendos në Manastir, ku zhvilloi një veprimtari që koha e vërtetoi si jashtëzakonisht të rëndësishme. Milto posedonte kamerën e tipit "Bioscope No.300", që ishte kamera e parë filmike në Ballkan. Ai nuk kishte dijeni për montim dhe estetiken filmike, por me një talent të veçante, me instinkt për momentin dhe njohjen e mirë të fotografisë ai krijoi xhirime magjepëse të vendit dhe kohës.
Filmi shqiptarë
RedaktoAjo që kshte ndodhur në Evropë, Amerikë e gjetiu në artin e kinematografisë, natyrisht ishte shumë e vonuar në Shqipëri. Pioneri i shfaqjes së filmave në Shqipëri ishte fotografi dhe piktori Idromeno (1860-1939), kurse klubi ku shfaqeshin keta filma quhej "Gjuha shqipe" (1911)në Shkoder dhe "Kafe Stema" në Korçë. Xhirime me vlerë të veqantë janë ai i "Kongresit te Manastirit" (1908) dhe filmi "Shqipëria ngre krye" (1909).
Fillet e kamerës në Kosovë
RedaktoTë flasësh për kinematografinë në Kosovë, me këtë rast edhe për filmin, në vitet e 60-ta, në një kohë kur kinematografitë botrore realizonin krijime, që edhe sot jane vepra kulmore në këtë lëmi, është një absurditet, pasi që te ne nuk kishte as edhe një emision në gjuhen shqipe. Ne Kosovë u paraqit nje nevojë e madhe për televizionin si mjet komnikues e me këtë edhe për kamerën, pa të cilën nuk mund të paramendohet ekzistenca e kinematografisë dhe televizionit. Ky art pamor hapat e parë në Kosovë i bëri në vitin 1966 me hapjen e redaksisë së gjuhës shqipe në kuadër të Televizionit të Beogradit. Xhiruesi i parë filmik në Kosovë ishte Mitalip Çoça, që punonte në RTB që nga viti 1963. Disa nga xhirimet e para që u transmetuan ishin:
- "Nora"-dramë(1969)
- "Kalhasi"-dramë(1970) dhe
- "Kafeneja në rrugën kryesore"
Ndër filmat e parë në Kosovë ishin:
- Era dhe lisi
- Lepuri me pesë këmbë
- Proka
- Njeriu prej dheu
Referimet
RedaktoSylejman Kllokoqi, Kamera
http://en.wikipedia.org/wiki/History_of_film