Historia e shqiptarëve, gjendja dhe perspektivat e studimit
Historia e shqiptarëve, gjendja dhe perspektivat e studimit Gjinia: Histori, shkenca politike. Përgatiti: Oliver Jens Schmitt, Eva Anne Frantz. Shqipëroi: Pandeli Pani, Artan Puto. Shtëpia botuese: "Përpjekja". Viti i botimit 2012. Faqet e librit 342. ISBN 978-99943-025-4-X
Mbi librin
Në këtë vëllim janë përmbledhur artikuj rreth problemeve të historisë, gjuhësisë, fesë dhe letërsisë në Shqipëri, të shkruara nga autorë si: Joachim Marzinger, Stefan Schumer, Oliver Jeans Schmitt, Markus Koller, Nathalie Clayer, Bernd Fischer, Michael Schmidt – Neke, Robert Pichler, Stephanie Schwandner – Sievers, Robert Elsie, Noel Malcolm, Peter Bartl dhe Edgar Hösch.
Parathënie
Studimi i historisë së Shqipërisë- në kuptimin e një debati shkencor me studiuesit shqipfolës, kryesisht në Europën Juglindore- ka pas shpine një traditë prej më se një shekulli e gjysëm. Një Albanologji e prirë nga studimi i kulturës zhvillohet në shumë shtete të Evropës e të Amerikës Veriore, por rrallë është e përqendruar në mënyrë afatgjatë në institucione universitare. Jo vetëm për këtë arsye, rezultatet e këtyre përpjekjeve nuk merren gjithmonë parasysh sa duhet nga shkencat e afërta të historisë e të filologjisë. Thjesht ky konstatim do të përligjte përpjekjen për të hedhur një vështrim të përgjithshëm mbi problemet dhe rezultatet themelore të studimit të historisë së shqiptarëve.
Edhe më e rëndësishme duket një ndërmarrje e tillë, po të kemi parasysh lidhjen e ngushtë të historisë me politikën në hapësirën e sotme gjuhësore shqiptare. Historiografia shqiptare është e politizuar në shkallë të lartë. Meqenëse shkenca shqiptare, në formë të institucionalizuar, ka lindur vetëm pas vitit 1945, modelet sunduese të mendimit janë të ndikuara fort nga ideologjia nacional-staliniste e diktaturës së Enver Hoxhës, që në vitet ’70 u eksportua edhe në krahinat e banuara nga shqiptarët në Jugosllavi. Një traditë historiografike jo komuniste, apo para komuniste, mungon. Kështu shpjegohet edhe vazhdimësia, thuajse pa asnjë lloj dallimi nga më parë, e mënyrave të vjetra nacionaliste të interpretimit, edhe pas përmbysjes së komunizmit në Shqipëri (1990-91).
Pasqyra e lëndës
Oliver Jens Schmitt: Parathënie
Joachim Matzinger: Shqiptarët si pasardhës të ilirëve nga këndvështrimi i gjuhësisë historike
Stefan Schumacher: Marrëdhëniet e huazimeve mes protoshqipes dhe latinishtes apo romanishtes ballkanike
Oliver Jens Schmitt: “Monada e Ballkanit”-Shqiptarët në Mesjetë
Markus Koller: Shqiptarët në Perandorinë Osmane- një vështrim historik (shekujt XVII e XVIII)
Nathalie Clayer: Feja, krijimi i kombit dhe shoqëria
Bernd J. Fischer: Lufta e dytë botërore në Shqipëri: Historia dhe përdorimi i historisë
Michael Schmidt- Neke: Mes luftës së fothtë dhe teleologjisë: Shqipëria komuniste si objekt i historiografisë modern
Robert Pichler: Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë- Shkenca e historisë mes politikës dhe margjinalizimit social
Stephanie Schëandner- Sievers: “Virgjëreshat” dhe “elefantët në dyqanin e qelqurinave”: Rreth sfidave ndërkombëtare të etnologjisë shqiptare në epokën post-socialiste
Robert Elsie: Historia e letërsisë shqipe dhe kultura letrare shqiptare: vëzhgime mbi zhvillimet e reja
Noel Malcolm: “Shpërngulja e madhe” e serbëve nga Kosova (1690): historia, miti dhe ideologjia
Peter Bartl: Takime me historinë e Shqipërisë
Edgar Hösch: Peter Bartl-i dhe Instituti i Studimeve Shqiptare në Munih
Regjistër