Historia e versioneve të Android
Historia e versioneve të sistemit operativ celular Android filloi me lëshimin publik të beta-së së tij të parë më 5 nëntor 2007. Versioni i parë komercial, Android 1.0, u lëshua më 23 shtator 2008.
Sistemi operativ është zhvilluar nga Google në një ritëm vjetor që nga të paktën 2011.[1] Publikimet e reja kryesore shpallen në Google I/O në maj, ndërsa janë ende në testim beta me versionin e qëndrueshëm që zakonisht lëshohet për publikun midis gushtit dhe tetorit.
2003
RedaktoAndy Rubin, Rich Miner, Nick Sears dhe Chris White themelojnë Android Inc.
2004
RedaktoAndy Rubin ngel pa para dhe ish-inxhinieri i Apple, Steve Perlman i jep Rubin 10.000 dollarë për Android Inc. Përfundimisht, Perlman financon 100,000 dollarë në kompani dhe refuzon të marrë një pjesë të kompanisë.
2005
RedaktoGoogle blen Android. Punonjësit kyç si Rubin dhe Miner qëndruar edhe pas blerjes.
2007
Redaktojanar – Apple prezanton iPhone në konventën vjetore të saj Macworld. Telefoni del në treg më 17 qershor. 5 nëntor – Google prezanton Open Handset Alliance (ose OHA), një konsorcium i kompanive që synojnë zhvillimin e standardeve të hapura për pajisje të lëvizshme dhe zbulon Android për publikun. Android bëhet sistem operativ.
2008
Redaktoshkurt – Qualcomm dhe Texas Instruments (pjesë e Oha) krijojnë çipa që punojnë me Android. 23 shtator – Prezantohet Android 1.0 (versioni i parë komercial i sistemit operativ Android) 22 tetor - Nis "Android Market" (Tani "Dyqani i Google Play") 28 tetor – HTC Dream (i njohur si G1 në SHBA) lëshohet në një partneritet mes T-Mobile, Google dhe HTC. Ky është telefoni i parë Android.
2009
Redakto27 prill – Prezantohet versioni Android 1.5 “Cupcake”. Tremujori i dytë 2009 – Android ka kapur 2.8% të tregut të pajisjeve celulare. 15 shtator – Prezantohet versioni Android 1.6 “Donut”. 26 tetor – Prezantohet versioni Android 2.0 “Eclair”. nëntor – Prezantohet telefoni inteligjent Motorola Droid.
2010
Redaktojanar – Prezantohet telefoni inteligjent Nexus One në një partneritet mes HTC dhe Google. Telefoni është i hapur dhe shitet ekskluzivisht në internet për 529$. 20 maj – Prezantohet Android 2.2 “Froyo”. qershor – Samsung prezanton telefonin Galaxy S. qershor – HTC dhe Sprint prezantojnë EVO 4G. Telefoni i parë inteligjent 4G, EVO u konsiderua gjerësisht si një alternativë e mirë për iPhone në atë kohë. Tremujori i katërt 2010 – Android kap 33% të tregut. Pjesa e tregut te Android tejkalon atë të iPhone në SHBA. 6 dhjetor – Prezantohet Android 2.3 “Gingerbread”, së bashku me Nexus S, përpjekja e dytë e Google në programin Nexus. Prodhuar nga Samsung, Nexus S paraqiti specifikime të ngjashme me serinë Galaxy S.
2011
Redakto22 shkurt – Prezantohet Android 3.0 “Honeycomb”, së bashku me Motorola Xoom. Tremujori i dytë 2011 – Android kap 53% të tregut, më në fund duke tejkaluar Blackberry. 19 tetor – Prezantohet Android 4.0 “ICS”, së bashku me Samsung Galaxy Nexus.ICS sjell ndryshime të mëdha estetike në Android dhe punon në telefonat dhe tabletët.
2012
Redaktomaj - Prezantohet TouchWiz Nature UX, së bashku me Samsung Galaxy SIII, një telefon inteligjent nga Samsung. qershor – Prezantohet Android 4.1 “Jelly Bean”, së bashku me Nexus 7, një tabletë e vogël e krijuar në një bashkëpunim mes Google dhe Asus. 29 tetor – Google shpall Nexus 4, një bashkëpunim mes tij dhe LG. Telefoni del në shitje me Android 4.2, i cili ende mban emrin “Jelly Bean”. 29 tetor – Nexus 10, një bashkëpunim mes Google dhe Samsung, është shpallur përkrah Nexus 4. Tremujori i katërt 2012 – Android kap 75% të tregut.
2013
Redakto24 korrik – Prezantohet tableti i gjeneratës së dytë, Nexus 7 së bashku me Android 4.3 “Jelly Bean”. 3 shtator – Prezantohet Android 4.4 “KitKat” i koduar "KLP" deri në tetor, që pritet të debutojë në tetor së bashku me Nexus 5. Të tjera - Të tjera versione Android u lëshuan dhe do të lëshohen.
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Fedewa, Joe (2018-03-12). "What's the Latest Version of Android?". How-To Geek (në anglisht). Marrë më 2024-06-28.