Shkolla fillore "Dituria" në Samadraxhë është shkollë e plotë fillore dhe në kuadër të saj nuk ka paralele të ndara fizike.

Historiku i shkollës fillore ’’Dituria" në Samadraxhë

Redakto

Sipas dëshmive, puna edukativo-arsimore për herë të parë ka filluar në vitin 1928. Atëbotë mësimi është zhvilluar në gjuhën serbe. Gjatë sistemit borgjez të mbretërisë SKS puna e saj është Ndërprerë disa herë. Si shkollë në punë të pandërprerë edukativo-arsimore në gjuhën shqipe ka filluar që nga viti 1947 deri në vitin 1960 si shkollë e pavarur katërklasëshe. Në vitin 1960 shkolla e Samadraxhës integrohet në shkollën fillore të Studencanit "19 nëntori" si paralele e ndarë fizike. Në vitin 1969–1970 për here Të parë u hapen paralelet e klasës së V dhe VI, kurse në vitin 1971-72 bëhet tetëvjeqarja e plotë dhe del gjenerata e parë e semimaturantëve. Gjatë këtyre viteve në këtë shkollë punonin 12 mësimdhënës prej tyre 2 vendas : Sokol Zeqaj dhe Fadil Shukaj. Shkolla ishte tipit montazh e ndërtuar në vitin 1968 më 5 dhoma mësimi dhe 5 lokale ndihmëse dhe bodrumi. Krahas rritjes numrit të nxënësve, rritej edhe numri i punëtorëve. Duke e parë nevojën e zgjerimit të objektit shkollor në vitin 1982 filloi ndërtimi i objektit ekzistues, me vetëkontrobutin e banorëve të fshatit e cila u ndihmua edhe nga KK në katin epërm. Në vitin 1983-1984 shkolla pavarësohet nga shk fillore e studencanit dhe emërohet Me emrin "Dituria" që e mban edhe tani. Krahas rritjes së numrit të banorëve dhe shtimit të madh të popullsisë, numri më madh i nxënësve ishte në vitet e 80 dhe 90-ta, ku në vitin shkollor 1986-1987 kemi pasur nga 4 paralele për çdo klasë mbi 700 nxënës.

Gjatë viteve 90-98 në tërë Kosovën është majtë mësim me plan-program të Kosovës dhe është organizuar mësim paralele. Financimi bëhej nga vetë populli. Kjo ka ndodh, pas okupimit serb të Kosovës, Gjatë kësaj kohe, pushteti serb bënte presion, maltretonte, burgoste mësimdhënës shqiptar vetëm se zbatonin planprogramin e Kosovës. Drejtori i shkollës 7 herë gjatë kësaj kohe ka qenë në biseda informative si dhe i burgosor disa ditë. Në vitin 1998-1999 çdo gjë është rrënuar tërësisht nga barbarët serb, me çrast u dogj tërë inventari shkollor, librat e amzës dhe materiali tjetër i vlefshëm pedagogjik. Pas luftës objekti ekzistues u aftësua me ndihmën e USAID-it dhe me punën e vetë punëtorëve të shkollës është adaptuar disi për zhvillimin normal të procesit edukativo-arsimor.

Shih edhe

Redakto