Në organizëm gjenden 4 gjëndra të vogla, të cilat janë të vendosura afër gjëndrës tireoide. Këto quhen gjëndra paratireoide. Pesha e këtyre 4 gjëndrave së bashku është 0.05-0.3 g. Qelizat e këtyre gjëndrave sekretojnë hormonin, i cili quhet papathormon (PTH) por edhe paratireokrin. Sipas strukturës kimike është një polipeptid i ndërtuar prej 84 aminoacidesh.

Gjëndrat endokrine:
1. Gjëndrat tiroide
2. Gjëndrat paratiroide
    

Hiperparatireodizmi

Redakto

Rritja e sasisë së parathormonit quhet hiperparatirodizëm. Kjo rritje shkaktohet gjatë shfaqjes së tumoreve të gjëndrave paratireoide. Kur rritet krijimi i hormonit rritet ehe sekretimi i fosforit në urinë. Kjo shkakton zvogëlimin përqendrimit të fosforit në gjak dhe rritjen e Ca, i cli mobilizohet prej eshtrave. Për këtë arësye shfaqen vrimat në eshtra.

Hipoparatireoidizmi

Redakto

Paraqitet kur krijohet parathormoni në sasi të vogla. Shfaqet për shkak të dëmtimit të gjëndrave paratirodie gjatë operimit të gjëndrës tireoide ose infektimit. Në këtë rast zvogëlohet përqendrimi i Ca në gjak e lidhur me këtë rritet ngacmueshmëria neuromuskulore. Te këta pacientë kemi sulme spontane të ngërqeve të muskujve të ndryshëm, e kjo dukuri quhet tetania.