Pankreasi është gjëndër me funksion të dyfishtë : ekzokrin dhe endokrin. Funksioni ekzokrin ka te beje me sekretimin e enzimave dhe transportin e tyre për ne traktin digjestiv. Ky transport ndodh me ane te duktit pankreatik te quajtur ndryshe dhe dukti i Wirung-ut, i cili transporton lengun pankreatik për ne duoden. Qelizat endokrine te pankreasit sekretojne insuline dhe glukagon, te cilat me pas transportohen ne gjak për te kontrolluar nivelin e glukozes. Këto hormone pankreasi i sekreton drejtpërdrejt në gjak. Në pankreas funksionin endokrin e kanë qeliza te veçanta te grupuara ne ishuj, të cilat quhen ishujte e Langerhensit. Këta ishuj përbëjnë vetëm 1 % të tërë masës së pankreasit. Indi i këtyre ishujve është i ndërtuar prej katër llojeve të qelizave : A, B, C dhe D. Me teper ka qeliza të tipit B (75 %) në të cilat sintetizohet insulina, kurse në qelizat A - krijohet glukagoni. Funksioni i qelizave C dhe D nuk dihet.

Pankreasi

Qelizat e pankreasit endokrin sekretojnë dy hormone: