Hormonet indore
Hormonet indore janë substanca kimike, të cilat krijohen në inde të ndryshme. Këto hormone përmes gjakut ose limfës shkojnë në organe të ndryshme ku mund të ndikojnë në funksionin e tyre. Hormonet më të rëndësishme indore janë : acetilkolina, histamina, serotonina.
Acetilkolina
RedaktoAcetilkolina është substancë, e cila lirohet në mbaresa të fijeve nervore. Kjo e mundëson përcjelljen e ngacmimeve prej nervit në muskul. Pra, është mediator kimik (trasmiter) i impulseve nervore. Përcjellja e ngacmimeve nervore bëhet me substanca kimike, të cilat quhen neurotransmetues. Neurotransmetuesit më të rëndësishëm janë acetilkolina dhe noraderenalina. Në bazë të kësaj edhe fijet nervore ndahen në kolinergjike dhe adrenergjike. Aetolkolina sintetizohet prej acidit acetik dhe kolinës që është një lloj aminoalkooli. Grumbullimi i acetilkolinës në organizëm e pengon enzimi acetilkolin- esteraza. Ky enzimë e zbërthen acetilkolinën në acid acetik dhe në kolinë.
Histamina
RedaktoKrijohet në organizëm prej aminoacidit histidinë. Gjendet në shumë organe dhe në inde, në lëkurë, në zorrë, në mushkri, në tru etj. Ka veprim të shumëfishtë. Në lëkurë shkakton vazodilatacion (zgjerimin e enëve të gjakut), skuqje të lëkurës sepse e rritë lëshueshmërinë e kapilarëve të gjakut, e rrit sekrecionin e lënhut në lukth, e shkakton uljen e shtypjes së gjakut. Degradimi metabolik i histaminës bëhet në mëlqi dhe veshkë. Histamina krijohet prej aminoacidit histidinë përmes procesit dekarboksilimi- largimit të dioksidit të karbonit nga histidina.
Serotonina
RedaktoSerotonina krijohet prej aminoacidit triptofan. Serotonina gjendet në trombocite (pllakëza të gjakut), në mukozën e traktit digjestiv, në shpretkë, në tru etj. Ka veprim të shumëfishtë pas lëndimeve, kur lirohet prej trombociteve e pengon humbjen e gjakut. Nëse përqendrimi është i madh e rit shtypjen e gjakut, kurse në përqendrime të vogla, stimulon qendrën për frymëmarrje, ndërsa sasia e madhe ndal funksionin e saj.