Hormoni adenokortikotrop
komponim kimik
Hormoni adenokortikotrop (HACT)-kortikotropina është hormon stimulues i adenohipofizës. Sipas natyrës kimike është një polipeptid i ndërtuar prej 39 aminoacidesh. Ky hormon e stimulon sekretimin e kores së gjëndrës mbiveshkore. Në të vërtetë e stimulon aktivitetin e kores së gjëndrës mbiveshkore, si dhe sintezën dhe sekretimin e kortikosteroideve, si p.sh. krijimin dhe sekretimin e kortizonit dhe të glukokortikoideve të tjera. Ky hormon e rregullon edhe sasinë e kolesterolit dhe të acidit askorbinik (vitamina C) në koren e gjëndrës mbiveshkore. Nëse çrregullohet sinteza e kortikotropines në hipofizë për shkaqe të ndryshme, atëherë vetvetiu çrregullohet edhe funksioni i kores së gjëndrës mbiveshkore.