Hotel Butrinti është hoteli kryesor në Sarandë. Hotel Butrinti është një ndër hotelet më prestigjioze në Shqipëri, me një vendndodhje në zemër të qytetit të Sarandës. Hotel Butrinti është konsideruar gjithmonë si simbol i kryeqytetit. I ndërtuar gjatë viteve të izolimit të Shqipërisë, me një arkitekturë imponuese të stilit socialist, ishte ndërtesa më e lartë e vendit deri para disa vitesh. Për më tepër përdorej ekskluzivisht për delegacione dhe turistë të huaj çka e bënte një vend misterioz dhe intrigues për vendasit.

Historiku

Redakto

Hotel turizmi i Sarandës, që mori emrin Hotel “Butrinti”, u inaugurua më 1 qershor 1973. Ndërtimet e hotelit vazhduan për rreth 5 vjet. Arkitekt i këtij hoteli ka qenë Ing. Andon Lufi. Punimet e hotelit u kryen nga Ndërmarrja e Ndërtimit Sadandë dhe në këtë kohë drejtues të kësaj ndërmarrje kanë qenë Niko Bello dhe Mane Lula. Zbatues i projektit ka qenë Kosta Vasili. Paisjet e brendshme si dyer, dritare, banakë, rafte, krevate, tavolina e karrike u përgatitën në Zdruktarinë e Delvinës nën drejtimin e Mjeshtrit Andon Bërxulla. Iventari imët, lugë, pirunë, thika, pjata, gota etj ishin kryesisht nga importi. Në përfundim gjithë ndërtimi i hotelit së bashku me paisjet kushtoi rreth 8.500.000 lekë, që me kursin e asaj kohe, vlerësohej me rreth 1.2 milionë dollarë.

Hoteli kishte 90 dhoma me 166 krevate, sallën e restorantit, barin, saletin, verandat si dhe ambientet e nevojshme te punës si kuzhina, magazinat, etj. Shërbimi i turizmit në Sarandë ka filluar në vitin 1956 dhe drejtor i parë ka qenë Jani Nasto. Punonjësit e rinj që do të shërbenin në turizëm u përgatitën me kujdes e profesionalizëm nga një bërthamë specialistësh tepër të nderuar, me përvojë të madhe brenda e jashtë Shqipërisë që kishin vite qe punonin në turizëm si Miho Roshi, Koço Kaçi, Vasil Kaçi, Kiço Prifti, Spiro Gole etj. dhe brezi me i ri, por me përvoje mjaft të mirë. Në sajë të punës të gjithë personelit, turizmi i Sarandës ruajti dhe çoi më përpara traditat më të mira të shërbimit, cilësisë, pastërtisë, organizimit, dhe mbeti që nga fillimi deri në fund ndër hotelet më të mirë në të gjithë Shqipërinë.

Në vitin 2001 ky hotel ju nënshtrua një rikonstruksioni dhe rimodelimi të plotë çka e kthyen atë në një hotel 5 yjesh të standardeve ndërkombëtare, por njëkohësisht la të paprekur pompozitetin e hapësirave që e karakterizojnë. Në vitin 2002 u hap plotësisht. Në strukturën e rinuar iu shtuan disa aspekte të reja.

Sot quhet Hotel Butrinti. Ky ka qenë për vite me radhë vendi i organizimit të mbledhjeve të rëndësishme si dhe një shtëpi e dytë për shumë biznesmenë të huaj që dinë të vlerësojnë shërbimin e shkëlqyer që ofron. Hotel Butrinti është një hotel ekzekutiv që ofron një pamje magjepse shëtitores së Sarandës, shërbime të klasës të lartë, qendrën më të madhe të konferencave në të gjithë vendin si dhe shumë shërbime të tjera të jashtëzakonshme. Hotel Butrinti ka 54 dhoma dopjo dhe 23 dhoma suite. Restoranti ka afersisjt një kapacitet prej 100 -150 vende.

Lidhje

Redakto