Hotel Fieri
Hotel Fieri është hoteli kryesor në Fier. Hotel Fieri është një ndër hotelet më prestigjioze në Shqipëri, me një vendndodhje në zemër të qytetit të Fierit. Hotel Fieri është konsideruar gjithmonë si simbol i qytetit te Fierit. I ndërtuar gjatë viteve të izolimit të Shqipërisë, ky hotel ishte i destinuar per delegacione politike , ekipe te huaj dhe vendase qe kontribuonin ne veprat industriale te qytetit , ekipe futbolli.Per më tepër përdorej ekskluzivisht dhe për delegacione dhe turistë të huaj.
Historiku
RedaktoHotel Fier eshte ndertur nga sistemi Socialit i asaj kohe qe prej vitit 1965. Ne vitin 1994 ai eshte privatiazuar nga pronaret aktual te godines nga ku ne vitin 2008 ky hotel ju nënshtrua një rikonstruksioni dhe rimodelimi të plotë çka e kthyen atë në një hotel 4 yjesh të standardeve ndërkombëtare. Nga shtatori i vitit 2009 hoteli eshte ne funksion te plote me te gjitha sherbimet qe ai ofron.
Sot quhet Hotel Fieri. Ky ka qenë për vite me radhë vendi i organizimit të mbledhjeve të rëndësishme si dhe një shtëpi e dytë për shumë biznesmenë të huaj që dinë të vlerësojnë shërbimin e shkëlqyer që ofron. Hotel Fieri është një hotel ekzekutiv që ofron një pamje magjepse shetitores se Fierit, shërbime të klasës të lartë, qendrën më të madhe të konferencave në të gjithë qytetin e Fierit si dhe shumë shërbime të tjera të jashtëzakonshme. Hotel Fieri ka 46 dhoma nga te cilat 33 double room , 11 twin room dhe 2 suita te cilat jane ne funksion te plote per individ te ndryshem , compani private, tour operator etj.Pervec akomodimit hoteli ofron: Bar Panoramik , Restornant te mbrekullueshem Mesdhetar , Salle mbledhjesh , Salle konference , Oraginizimin e kotejleve te ndryshme etj. Po ashtu Hotel Fieri eshte ne sherbimin tuaj dhe per oraganizimin e gezimeve familjare si dasma , fejesa , datelindje etj.