House of the Dragon (shqip: Shtëpia e Dragoit) është një serial televiziv amerikan i zhanrit fantazi dhe dramë që pritet të lansohet më 21 Gusht 2022. Seriali është krijuar nga George R. R. Martin dhe Ryan J. Condal për HBO, vjen si seri paraprake e Game of Thrones (2011-2019) e bazuar në novelën e George R. R. Martin e titulluar "Fire and Blood" (shqip: "Zjarr dhe Gjak"). E bazuar rreth 200 vjet para ndodhive të Game of Thrones, seriali do të përmbledh fillimin e shkatërrimit të familjes Targaryen, ndodhitë që do të rezultojnë deri në luftën civile të familjes Targaryen, e njohur edhe si "Dance of the Dragons" (shqip: "Vallëzimi i Dragonjve").

House of the Dragon
Gjinia
Krijuar nga
Bazuar nëFire & Blood nga George R. R. Martin
Luajnë
KompozitoriRamin Djawadi
ShtetiShtetet e Bashkuara të Amerikës
Gjuha në prodhimin origjinalAnglisht
Nr. i sezoneve1
Nr. i episodeve10
Prodhimi
Prodhuesit kryesor
  • Ryan J. Condal
  • George R. R. Martin
  • Miguel Sapochnik
  • Vince Gerardis
  • Sara Lee Hess
  • Ron Schmidt
Vendodhjet e prodhimit
ShpërndarësiWarner Bros. Domestic Television Distribution
Transmetimi
Programi origjinalHBO
Kronologjia
Shfaqje të ngjashmeGame of Thrones
Lidhje të jashtme
Faqja e rrjetit

House of the Dragon morri direkt urdhër nga HBO që të krijohet si serial në Tetor 2019, kastingu filloi në Korrik 2020 ndërsa inçizimi filloi në Prill 2021Mbretërinë e Bashkuar. Seriali do të ketë premierën e tij më 21 Gusht 2022, dhe sezoni i parë do të numëroj dhjetë epizode.

Kasti dhe karakterët Redakto

Luajnë Redakto

  • Paddy Considine si mbreti Viserys I Targaryen: Mbreti i pestë i Shtatë Mbretërive. I njohur si "njeri i ngrohtë, i sjellshëm dhe i denjë", Viserys u zgjodh nga këshilli i lordëve si trashëgimtar i gjyshit tij, Jaehaerys I Targaryen për tu bërë mbret.
  • Emma D'Arcy si princesha Rhaenyra Targaryen: Fëmija i parë i mbretit Viserys. Ajo është një kalorëse dragoi dhe synon që të jetë mbretëresha e parë e Shtatë Mbretërive në histori.
    • Milly Alcock luan një Rhaenyra Targaryen në moshë të re.
  • Matt Smith si princi Daemon Targaryen: Trashëgimtari (i supozuar) i Fronit të Hekurt, ai është vëllai i vogël i mbretit Viserys, nip i mbretit Jaehaerys dhe xhaxhai i princeshës Rhaenyra. Ai është gjithashtu një luftëtar i parivalshëm dhe një kalorës i eksperiencuar dragoi.
  • Olivia Cooke si zonja Alicent Hightower: E bija e Imzot Otto Hightower, e rritur në "Kepin e Kuq" dhe pjesë e qarkut të afërt të mbretit. Ajo gjithashtu njihet si gruaja më e bukur e Shtatë Mbretërive.
    • Emily Carey luan një Alicent Hightower në moshë të re.
  • Steve Toussaint si lord Corlys Velaryon: I njohur si "Gjarpëri i detit", lord i familjes Velaryon, dhe lundruesi më i famshëm në historinë e Westeros.
  • Eve Best si Princesha Rhaenys Velaryon: Një kalorëse dragoi dhe gruaja e lordit Corlys Velaryon. E njohur edhe si "Mbretëresha që nuk ishte kurrë", ajo ishte kandidate për të trashëguar fronin nga gjyshi i saj Jaehaerys, por u la pas nga favori për kushëririn e saj Mbreti Viserys.
  • Fabien Frankel si imzot Criston Cole: Një shpatar i aftë nga Marrshi i Dornit. Ai është i biri i një shqyrtari të Lord Blackhaven.
  • Sonoya Mizuno si Mysaria: Një vallëtare me origjinë të huaj që u bë aleatja më e besueshme e princit Daemon.
  • Rhys Ifans si imzot Otto Hightower: Babai i Alicent, Dora e Mbretit, që shërben mbretin dhe gjithë mbretërinë. Ai është një rival politikan i hidhur i princit Daemon Targaryen.

Rolet e përsëritura Redakto

  • Bethany Antonia si zonja Baela Targaryen: E bija e madhe e Laena Velaryon. Ajo është një kalorëse dragoi, dhe fluturon dragoin e ri “Moondancer”.
  • Phoebe Campbell si zonja Rhaena Targaryen: E bija e vogel e Laena Velaryon.
  • Harry Collet si princi Jacaerys Velaryon: I biri i parë i princeshës Rhaenyra Targaryen.
  • Ryan Corr si imzot Harwin Strong: Djali më i madh i mjeshtrit të ligjit Lyonel Strong dhe trashëgimtar i Harrenhal. Ai thuhet të jetë burri më i fuqishëm i Shtatë Mbretërive.
  • Tom Glynn-Carney si princi Aegon Targaryen: Djali i parë i mbretit Viserys.
  • Jefferson Hall si lord Jason Lannister/imzot Tyland Lannister: Jason është lordi i “Casterly Rock”, dhe binjaku i tij identik është një politikan dinak.
  • David Horovitch si Mjeshtri i madh Mellos: një këshilltar i besuar i mbretit Viserys.
  • Wil Johnson si imzot Vaemond Velaryon: vëllau i vogël i lord Corlys Velaryon dhe një komandant në forcat detare të Velaryonve.
  • John Macmillan si imzot Laenor Velaryon: I biri i princeshës Rhaenys dhe lordit Corlys.
    • Theo Nate: luan një Laenor Velaryon në moshë të re.
  • Graham McTavish si imzot Harrold Westerling: Anëtar i rojës mbretërore që ka shërbyer që nga koha e mbretit Jaehaerys, dikur ishte një kalorës i plotfuqishëm. Detyra e tij është të kujdeset dhe mbroj princeshën Rhaenyra.
  • Ewan Mitchell si princi Aemond Targaryen: Djali i dytë i mbretit Viserys, nipi i princit Daemon dhe vëlla nga ana e babait i princeshës Rhaenyra.
  • Matthew Needham si Larys Strong: Djali i vogël i mjeshtrit të ligjit Lyonel Strong.
  • Bill Paterson si Lord Lyman Beesbury: Lord i Honeyholt dhe mjeshtër i monedhës në këshillin e vogël të mbretit Viserys.
  • Phia Saban si princesha Helaena Targaryen: E bija e mbretit Viserys, motra e princëve Aegon dhe Aemond, motër nga ana e babait e princeshës Rhaenyra Targaryen.
  • Gavin Spokes si lord Lyonel Strong: Mjeshtër i ligjit në këshillin e vogël të mbretit dhe lord i Harrenhal.
  • Savannah Steyn si zonja Laena Velaryon: E bija e princeshës Rhaenys dhe lordit Corlys Velaryon.

Epizodet Redakto

Nr.TitulliRegjiaSkenariData e transmetimit
1TBAMiguel SapochnikTBA21 Gusht 2022