Huang Hua
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Huang Hua (kinezçe: 黄华) ishte ministri i jashtëm i Kinës nga viti 1976 deri në vitin 1982.
Jetëshkrimi
RedaktoPas rivendosjes në vitin 1971 të vendit të ligjshëm të Kinës në OKB, Huang Hua ishte përfaqësuesi i parë i përhershëm i Kinës në OKB dhe në Këshillin e Sigurimit. Pasi u zgjodh ministër i jashtëm në vitin 1976, Huang Hua e drejtoi delegacionin kinez dhe mori pjesë në Asamblenë e 29-të, të 32-të, të 33-të, të 35-të dhe të 37-të të OKB-së. Në gusht të vitit 1978, Huang Hua dhe ministri i jashtëm i Japonisë nënshkruan në Pekin “Traktatin e Paqes dhe të Miqësisë Kino-Japoneze”. Në vitin 1978, Huang Hua drejtoi bisedimet me SHBA për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe SHBA-së. Në vitin 1982, Huang Hua dhe sekretari amerikan i shtetit Heig nënshkruan “Komunikatën e 17 gushtit” për zgjidhjen e problemit të shitjes së armëve amerikane në Tajvan. Nga viti 1985 deri në vitin 1995, Huang Hua mori pjesë në mbledhjen vjetore të Këshillit të Veprimeve Ndërkombëtare. Tani Huang Hua është drejtori i Seminarit të Miqve Ndërkombëtar të Kinës, kryetari i Shoqatës së Miqësisë Ndërkombëtare të Kinës, kryetari i Shoqatës së Asistencës Sociale të Kinës, kryetari i Fondacionit Song Qingling.