Hurdha e Tisit
Ndodhet 650 m mbi nivelin e detit, në luginën e Gomsiqes, pranë fshatit Pezhvë, komuna Tërbun. Përbën dru tisi (T. Baccata L), me lartësi mbi 9 m, diametër të trungut mbi 80 cm, moshë rreth 100 vjet. Ka vlera shkencore biologjike, didaktike e turistike. Vizitohet sipas rrugës Pukë-monumenti (4-5 km).