Hysen Ceka (1866-1921)Një ndër mësuesit e parë të gjuhës shqipe në rajonin e Elbasanit. Mesimet e para i mori në vendlindje. Shkoi më pas studimet e larta për drejtësi në Stamboll, ku i shqua për veprimtarinë patriotike, nën ndikimin e Naim Frashërit. Hyri në grupet e universitarëve shqiptarë midis të cilëve qe shumë aktiv. U arrestua, u përjashtua nga universiteti e u izolua në Elbasan. Këtu u bashkua me K. Kristoforidhin e Tush Pinën dhe vazhdoi punën e tyre. Në fillim, ilegalisht u mësoi gjuhën shqipe të rriturve të qytetit, pastaj i veshur si shpatarak ua mësoi shqipen fshatarëve të malësisë së Shpatit, të Gramshit, të Mokrës e të Shëngjergjit. Qe nga nismëtarët për hapjen e shkollës së parë shqipe në Elbasan, më 2 gusht 1908. Ishte mësues i Emin Matraxhiut, u mësoi gjuhën shqipe shpatarakëve Sulë Panxhi, Bim Panxhi, Kodhel Dedja e Cane Sharra që më pas u bënë mësues. Më 1910, si mësues i gjuhës shqipe në shkollën Idadie turke, dha dorëheqjen, sepse nuk donte të mësonte gjuhën shqipe me shkronjat arabe. Në vitet e pavarësisë 1913 dhe 1914 punoi giykatës në Gramsh, ku nxiti arsimin shqip. Vdiq në Elbasan në vitin 1921. Në vitin 1942 me rastin e 30-vjetorit të Pavarësisë, shkollës fillore “Zgjimi” në qytetin e Elbasanit iu dha emri “Hysen Ceka”.

Shikoni dhe

Redakto

Referimet

Redakto

Enciklopedia e Elbasanit

Lidhjet e jashtme

Redakto