Hysen Durmishi
Hysen Durmishi ka lindur më 03.04.1972 në fshatin Mushtisht të Therandës. Është aktivist dhe politikan kosovar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Hyseni qysh në prill të vitit 1989 përjashtohet nga shkolla e mesme për shkak të organizimit të demonstratave kundër ndryshimeve kushtetuese të marsit 1989. Në vitet 1997-1998 bëhet kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Në vitin 1998 ka qenë ushtar i UÇK-së në brigadën 123. 1998-2000 i burgosur politik në burgjet e Serbisë. Gjatë viteve 2003-2005 aktivist i KAN ndërsa nga 2005 e gjer më sot është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE.
Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës. Gjatë viteve 2001-2003 ka punuar në kompaninë amerikane Parsonn, si menaxher i terrenit në projektet infrastrukturore. Gjatë viteve 2003-2004 ka punuar po ashtu si menaxher i ndërtimit të objekteve në Morina-Prizren, ndërsa gjatë viteve 2009-2010 ka qenë menaxher i ndërtimit në N.N.P. “SOPI” - Prizren.