Hysen Koçia (Shkodër, 1 korrik 1940 - Tiranë, 30 mars 2014) ka qenë bariton shqiptar i nderuar me titullin "Artist i Merituar".[1]

Biografia

Redakto

Kontaktet e para me muzikën (këngën) i mori në kohën që kryente shërbimin ushtarak pranë Ansamblit Artistik të Ushtrisë në vitin 1960, por studimet e mirëfillta i kreu vetëm kur u hap Konservatori Shtetëror i Tiranës (sot Akademia e Arteve), në vitin 1962. H. Koçia është ndër të parët student që vazhdon studimet për kanto në klasën e A. Mula.

Në vitin 1967 një vit pas përfundimit të studimeve emërohet solist pranë TOB, dhe në vitet 1972-1973 specializohet pranë Akademisë “Santa Cecilia”, në Romë (Itali) në klasën e T. Gobi. Gjatë karrierës artistike deri në vitin 2000 kur doli në pension, H. Koçia realizoi në skenën e TOB me dhjetëra role dhe kryerole të literaturës operistike shqiptare dhe botërore si dhe qindra koncerte vokale, recital me këngë popullore të inkuadruara në turne koncertore të organizuara nga ky institucion, Brenda dhe jashtë Shqipërisë në Itali, Kinë, Bullgari, Rumani, Austri, Kanada, USA, Greqi , Gjermani, Turqi etj. Hysen Koçia ka marrë pjesë aktive në pothuaj të gjitha aktivitetet kryesore, të jetës muzikore shqiptare, në Koncertet e majit, konkurset e këngëtarëve lirikë, festivalet e romancave dhe Festivalet e këngës në RTSH etj. Për aktivitetin e tij është nderuar me shumë çmime lokale dhe kombëtare si dhe me titullin Artist i Merituar.

Disa nga rolet kryesore:

Marin Shpendi- opera “Skënderbeu”, 1968

Mazllemi- opereta “Brigada e Grave”, 1969,

Viktori- operetta “Dhëndri u transferua”, 1974

Doda- opera “Mrika”, 1975

Pali- opera “Zgjimi”, 1976

Loni - opera “Karnavalet”, 1978

Dhimitri- Opera “Lulja e Kujtimit”, 1979

Leka- Opera “Toka Jonë”, 1981

Muji- Opera “Vjosa”, 1980

Eskamilio- Opera “Karmen”, 1984

Galan Lugapasi- Opera “Borana”, 1984

Petriti - Opera “Nëna e Trimave”, 1987

Turidu- Opera “Cavalleria Rusticana”, 1988

Monrico- Opera “Trovatore”, 1991

Alfredo- Opera “La Traviata”. 1994

Canio- Opera “I Pagliacci”, 1989

Referime

Redakto
  1. ^ "Lamtumirë artistit të merituar Hysen Koçia". top-channel.tv. 30 mars 2014. Marrë më 6 maj 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)