Hysni Bytyçi
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Dr. Hysni Bytyçi: I lindur më 03/10/1940 në fshatin Semetishtë komuna e Suharekës në Kosovë. Aty ka kryer vetëm katër klasë shkollë fillore. Në 1963 eshte shpërngul për Beograd ku ka punue dhe vazhdue shkollimin e plotë fillorë, shkollën e mesme, universitetin-Fakultetin e dretësisë, pastaj jurispodencën dhe magjistraturën. Përveç klasëve fillore në shqip, tërë shkollimi ka qënë në gjuhën serbishte. Pas provimit të jurisprodencës eshte marrë me avokaturë, po gjithashtu në Beograd. Temën e doktoratit e ka mbrojtur pranë komisionit 5 antarësh në Universitetin e Tiranës në vitin 1996.Pas nji sulmi fizik ne banesen e tij jeta e tij ishe ne rrezik. Dhe pershkak te nje gjendje te tille Bytyçit me familje ju ka lejue azili politik në Mreterine e Bashkuar,nga katër shtatori i vitit 2000.
* * *
Disa persona të maskuar kanë hyrë [16/03/2000] në banesën e avokati shqiptar nga Kosova Hysni Bytyçi, i cili jeton me vite në Zemun - Beograd, dhe e kanë sulmuar me mjete të metalta atë dhe bashkëshortën e tij.
Avokati Bytyçi ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe është operuar urgjentisht në një qendër spitalore të Beogradit dhe jeta e tij ka qene qënë në rrezik. Të maskuarit kanë sulmuar edhe bashkëshorten e z. Sanije Bytyçi.
Veprimtarja për të drejtat e Njeriut Natasha Kandiq, pasi ka vizituar avokatin Bytyçi në poliklinikën e kirurgjisë në Beograd ka deklaruar se ai ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe ende gjendet në shok, duke shtuar se z. Bytyçi kohë më parë ishte kërcënuar me likuidim nga avokatët serbë të Kosovës të cilët Hysni Bytyçi i kishte zbulua se po marrin shuma të mëdha markash gjermane nga të burgosurit shqiptarë të cilët po mbahen në kazamatet e Serbisë.
Zonja Kandiq ka deklaruar se në banesën e avokatit Hysni Bytyçi në muret e saj ka parë shumë gjak, ngase, siç tha ajo të maskuarit e kishin përplasur atë prej një murin në murin tjetër të banesës dhe se aty ishte një rrëmujë e madhe.
Avokati Hysni Bytyçi dje [18/03/2000] është dashur të paraqitet në një seancë gjyqësore në Beograd për të mbrojtur një grup shqiptarësh të cilët aktakuza serbe i ngarkon siç thuhet për "vendosjen e mjeteve shpërthyese në shumë vende publike në Beograd".