Hysni Milloshi ( 26 janar 1946-25 prill 2012) ishte një nga themeluesit dhe Sekretar i Parë i Partisë Komuniste, paraardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë.[1]

Biografia

Redakto

Milloshi lindi më 26 janar 1946 në Maçukull, në rajonin e Matit . Gjatë sundimit komunist , Hysni Milloshi, i cili ishte anëtar i Partisë së Punës, ishte një shkrimtar dhe një figurë e lënë në hije.

Ai themeloi më 12 shkurt 1991 grupimin e vullnetarëve aktivistë “Enver Hoxha” , i cili funksiononte si një grupim besnik ndaj parimeve dhe politikave të Enver Hoxhës, me përkrahjen e figurave kryesore të ish-Partisë së Punës. Grupimi zhvilloi një veprimtari aktive dhe mitingje për të parandaluar rënien e regjimit komunist. Milloshi gjithashtu ishte një shkrimtar dhe poet modest. Ai ndërroi jetë më 25 prill 2012 në spitalin e Sanatoriumit, Tiranë nga fibroza pulmonare.

Aktiviteti Politik

Redakto

Aktiviteti i tij politik do të kulmonte në zgjedhjet e 8 majit 2011, kur Hysni Milloshi kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës përballë kryetarit të atëhershëm Edi Rama dhe kandidatit demokrat Lulzim Basha.

Edhe pse kishte marrë pjesë dhe në zgjedhje të mëparshme, në këtë garë kandidimi i tij u kthye në faktor kyç në atë që konsiderohej si “Fitore e Pirros” e Lulzim Bashës ndaj kryetarit të atëhershëm të Bashkisë Tiranë, Edi Rama, duke fituar rreth 1400 vota.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ Emër * (2012-04-25). "Ndërron jetë kreu i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi". Gazeta Tema. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2012. Marrë më 2012-07-07.
  2. ^ Basha vajton humbjen e Hysni Milloshit, e bëri kryebashkiak [Basha mourns over Hysni Milloshi's death, he became a Mayor because of him], AMA News, 25 prill 2012, arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2012, marrë më 2013-10-29