Inspektorati Policor i Kosovës
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), është organi mbikëqyrës i Policisë së Kosovës, i cili sigurohet që të zbatohet ligji nga zyrtarët e PK-së gjatë ushtrimit të detyrës. Në raste të caktuara, IPK merr vendime për ndalimin apo ndëshkimin e shkelësve të ligjit ndër pjesëtarët e Policisë.[1]
Historia
RedaktoAgjencioni kombinon dy funksione primare në ndjekje të parimeve të përgjegjësisë dhe transparencës – shtyllat e policisë demokratike:[2][1]
• Parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi i veprave penale të kryera nga punonjësit e Policisë,pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj, përfshirë edhe hetimet mbi incidentet e profilit të lartë disiplinor si dhe hetimin disiplinor të zyrtarëve policor me gradën më të lartë të nivelit të lartë të menaxhimit dhe zyrtarëve të lartë të nivelit ekzekutiv.
• Inspektimi i strukturave dhe funksioneve të Policisë së Kosovës (PK) për të siguruar llogaridhënie,efektivitet dhe efikasitet në zbatueshmërinë e ligjeve, akteve nënligjore dhe procedurave standarde të operimit në fuqi.